bgstireright
 
bgrmin    Te lidhet ne menyre aktive me zbatuesit e ligjit vendor,  rregullatorët dhe homologët ndërkombëtarë, qe në mënyrë efektive të ndihmoje në zbulimin,
 
vlerësimin dhe zhdukjen e të gjitha kërcënimeve te pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në ekonominë kombëtare.

bgrmin    Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave është Njësia e Inteligjencës Financiare shqiptare e fuqizuar nga legjislacioni mbi AML / CFT (kundër pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit) për të mbledhur, menaxhuar dhe analizuar raportet e dorëzuara nga detyruesit për të parandaluar dhe luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

bgrmin    DPPPP shpërndan informacionin drejt autoriteteve shqiptare te zbatimit të ligjit nëse ka bazë për të dyshuar se veprat e pastrimit te parave apo financimit të terrorizmit kanë qenë ose janë duke u kryer. Ajo gjithashtu bashkëpunon ngushtë me Njësitë e tjera te Inteligjencës Financiare nëpër botë.

bgrmin    Per me teper,DPPPP ka edhe rol mbikëqyrës ku ajo kontrollon perputhshmerine e detyruesit me kerkesat e Ligjit per PP/FT dhe në këtë drejtim ajo bashkëpunon me të gjitha autoritetet mbikëqyrëse , veçanerisht me Bankën e Shqipërisë dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.