Rritja dhe konsolidimi i DPPPP që prej krijimit të institucionit në vitin 2001, si dhe arritjet në fushën e parandalimit të parave dhe financimit të terrorizmit,  përbëjnë një bazë solide për përballimin e sfidave të kohës dhe zbatimin e objektivave strategjikë të Qeverisë Shqiptare në kuadrin e luftës kundër krimit ekonomik dhefinanciarnë përgjithësi.
bgstireright


Detyrimet madhore të vendit në proçesin e integrimit në Bashkimin Europian, objektivat strategjik të qeverisë Shqipëtare,  zbatimi i standarteve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të bëra në këtë drejtim për vëndin tonë do të jenë linjat kryesore, mbi të cilat do të bazohet realizimi i objektivave të mëposhtëm për vitin 2014:


bgrmin Përmbushja e detyrimeve që lindin në zbatim të standarteve ndërkombëtare të FATF dhe komitetit MONEVYAL të Këshillit të Europës;

bgrmin Forcimi dhe rritja e mëtejshme e bashkëpunimit ndërinstitucional brënda dhe jashtë vëndit me  organet kompetente të përfshira në luftën kundër pastrimit të parave;

  bgrmin Harmonizimi i mëtejshëm i legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit me standartet ndërkombëtare të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar dhe me AquisCommunautaire;

bgrmin Konsolidimi i mëtejshëm i procesit të mbikqyrjes së subjekteve të ligjit në bashkëpunim me autoritetet mbikqyrëse/liccensuese në vënd;

bgrmin Përfshirja në aktivitetet e organizmave ndërkombëtar të fushës dhe pjesëmarrja në grupet e punës në funksion të hartimit të raporteve të tendencave dhe tipologjive;

bgrmin Realizimi në vijimësi i këtyre objektivave do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të sistemit parandalues të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në vend, duke siguruar për organet kompetente të përfshira në luftën kundër  kundër krimit të organizuar.