Rritja dhe konsolidimi i DPPPP që prej krijimit të institucionit në vitin 2001, si dhe arritjet në fushën e parandalimit të parave dhe financimit të terrorizmit, përbëjnë një bazë solide për përballimin e sfidave të kohës dhe zbatimin e objektivave strategjikë të Qeverisë Shqiptare në kuadrin e luftës kundër krimit ekonomik dhefinanciarnë përgjithësi.
Detyrimet madhore të vendit në proçesin e integrimit në Bashkimin Europian, objektivat strategjik të qeverisë Shqipëtare, zbatimi i standarteve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të bëra në këtë drejtim për vëndin tonë do të jenë linjat kryesore, mbi të cilat do të bazohet realizimi i objektivave të mëposhtëm për vitin 2014:
Përmbushja e detyrimeve që lindin në zbatim të standarteve ndërkombëtare të FATF dhe komitetit MONEVYAL të Këshillit të Europës;
Forcimi dhe rritja e mëtejshme e bashkëpunimit ndërinstitucional brënda dhe jashtë vëndit me organet kompetente të përfshira në luftën kundër pastrimit të parave;
Harmonizimi i mëtejshëm i legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit me standartet ndërkombëtare të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar dhe me AquisCommunautaire;
Konsolidimi i mëtejshëm i procesit të mbikqyrjes së subjekteve të ligjit në bashkëpunim me autoritetet mbikqyrëse/liccensuese në vënd;
Përfshirja në aktivitetet e organizmave ndërkombëtar të fushës dhe pjesëmarrja në grupet e punës në funksion të hartimit të raporteve të tendencave dhe tipologjive;
Realizimi në vijimësi i këtyre objektivave do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të sistemit parandalues të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në vend, duke siguruar për organet kompetente të përfshira në luftën kundër kundër krimit të organizuar.