Fiu-egmont


Në datat 01.  - 05.02.2016 u mbajt në Monako, takimi i Grupit Egmont të Njësive të Inteligjencës Financiare në të cilin merrnin pjesë delegacione nga 120 vënde të botës. Temat kryesore të këtij takimi në të cilin, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave përfaqësohej nga Drejtori i Përgjithshëm Genti GAZHELI, kishin të bënin me luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, rolin në rritje të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, komunikimi i vazhdueshëm me sektorin privat si një faktor i rëndësishëm në zbatimin e rekomandimeve ndërkombëtare të FATF, shkëmbimin e eksperiencës në drejtim të instrumenteve ligjore, teknike dhe logjistike në funksion të luftës efektive kundër risqeve të financimit të terrorizmit më të cilat përballen një numër në rritje i vëndeve në nivel botëror.