moneyval AL



Në datat 11 – 15 Prill 2016 u mbajt në Strasburg të Francës seanca e 50-të Plenare e Komitetit Moneyval të Këshillit të Europës, në të cilën Delegacioni Shqipëtar përbëhej nga ekspert të Bankës së Shqipërisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP).    

Në datën 12.04.2016, komiteti u njoh me zhvillimet në Shqipëri në zbatim të rekomandimeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terorrizmit (PPP/FT), ecurisë së zbatimit të ligjit për procedurat tatimore si dhe të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme dhe DPPPP.  Gjatë kësaj seance u diskutuan dhe raportet e progresit të Kroacisë, Lituanisë, Maqedonisë, Moldavisë, Republikës Çeke, Rumanisë, Serbisë dhe Slovakisë,  si dhe çështje që kishin të bënin me ecurinë e zbatimit të masave kundër financimit të terrorizmit në nivel ndërkombëtar, trajnimi e ekspertëve etj.


Në këtë datë morën fjalën dhe zv/Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës Znj. Gabriella Battaini-Dragoni dhe zt.David Lewis, Sekretari Ekzekutiv i FATF, të cilët vunë theksin në rolin në rritje të këtij komiteti në drejtim të konsolidimit të sistemit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në vëndet anëtare dhe më gjërë si dhe bashkëpunimin në rritje me FATF.

Në seancë u zhvillua dhe një sesion i veçantë për çështjet e financimit të terrorizmit,  në të cilin ekspertët u njohën me prezantimet e bëra nga Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës  si dhe ekspertë të Njësive të Inteligjencës Financiare (Holandë, Francë, Federata Ruse),  Komisionit Europian, Departamentit të Thesarit të SHBA dhe FATF.