Takim Z LLALLA




Sot më datë 08 Korrik 2016 u zhvillua një takim ndërmjet Z. Alket HYSENI, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Z. Adriatik LLALLA, Prokuror i Përgjithshëm.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në përmbushje të funksioneve të tyre kushtetuese dhe ligjore në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, me synim garantimin e sigurisë kombëtare dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.