Takim Z Alket HYSENI Z Haki CAKO



Sot, më datë 12 Korrik 2016 u zhvillua takimi ndërmjet Z. Alket HYSENI, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Z. Haki ÇAKO, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në këtë takim u konstatua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet këtyre dy institucioneve dhe predispozicioni maksimal i të dy palëve për vazhdimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu, gjatë takimit palët ranë dakord edhe për rivlerësimin e memorandumit të bashkëpunimit me qëllim forcimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e interesave të shtetit, ruajtjen e sigurisë kombëtare, luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar në përgjithësi, në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian.