FIU  SHISH


Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Z. Alket HYSENI, në datë 18.07.2016 zhvilloi një takim me Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Z. Visho Ajazi LIKA.

Gjatë këtij takimi, u konstatua bashkëpunimi shumë i mirë midis dy institucioneve dhe thellimi më tej i këtij bashkëpunimi në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe të pastrimit të parave. Me rëndësi gjatë takimit ishte dhe fokusimi i analizës në fenomene me impakt negativ në ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Gjithashtu u ra dakord për shkëmbimin e ekspertizave reciproke midis dy institucioneve, për realizimin e trajnimeve të specialistëve të SHISH nga DPPPP.