FIU DOGANA



Në datë 19.07.2016 u zhvillua takimi i Z. Alket HYSENI, Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave me Znj. Pranvera FAGU, Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave.
Gjatë këtij takimi u theksua roli i rëndësishëm i këtij institucioni në sigurinë kombëtare dhe në luftën kundër trafiqeve të paligjshme të kontrabandës. Gjithashtu u diskutua në forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e kontrollit të transaksioneve cash në pikat kufitare si dhe referimin nga ana e institucionit doganor të më shumë rasteve të dyshuara për kontrabandë si dhe rastet e transaksioneve me çmime të dukshme më të ulta se çmimi i referencës. Të dy përfaqësuesit shprehën garancinë për një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të suksesshëm të dy institucioneve.