FIU ILDKP



Z. Alket HYSENI, Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave zhvilloi një takim më datë 26.07.2016 , me Z. Shkëlqim GANAJ, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer institucional. Të dy drejtuesit u ndalën në thellimin e këtij bashkëpunimi dhe rolit të veçantë që marin DPPPP dhe ILDKP në kuadër të reformës së sistemit të drejtësisë, specifikisht për procesin e vetingut, në bashkëpunim me institucionet e tjera kushtetuese dhe ligjore.