Bashkëpunimit me Ambasadorin turk


Në datë 24.08.2016 në ambientet e DPPPP, me kërkesën e ambasadorit turk Z. Hidayet BAYRAKTAR u zhvillua një takim pune midis tij dhe Z. Alket HYSENI, Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë midis vendeve dhe qeverive tona si dhe u diskutua për format e reja të bashkëpunimit me Njësinë Homologe Turke në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe parandalimit të pastrimit të parave.