FIU mbledheje




Në datën 05 Shtator 2016, në ambientet e DPPPP, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm Z. Alket HYSENI u mbajt Takimi i radhës i Grupit Teknik Ndër - Institucional.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Banka e Shqipërisë, Shërbimi Informativ Shtetëror, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave etj.

Çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim janë: Përgatitja për vlerësimin e radhës të Shqipërisë nga Komiteti Moneyval i Këshillit të Evropës; Masat e marra në zbatim të ligjit 157/2013 ‘Për masat kundër financimit të terrorizmit’; Sfidat e detyrat e reja të përbashkëta të parashikuara në ligjet që pritet të miratohen në kuadër të Reformës në Drejtësi; Iniciativa për ndryshime dhe përmirësime ligjore në legjislacionin e fushës së PPP dhe FT.