FIU Basel


Instituti i Bazelit mbi Qeverisjen (Basel Institute on Governance) me qendër në Zvicër, ka publikuar Raportin “AML INDEX 2016” dhe renditjen e vendeve sipas riskut për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.
Ky Raport, ndër 149 shtete të vlerësuara, rendit Shqipërinë në vendin e 102 duke u vlerësuar me 5.04 pikë, renditje sipas së cilës vendi ynë ngjitet 14 pozicione në vlerësim krahasimisht me vlerësimin e vitit paraardhës, ku Shqipëria vlerësohej me 5.56 pikë.

149

Vlerësimi i Institutit është nga 0 ( risk i ulët) deri në 10 ( risk i latë), vlerësim që është tregues që vendi ynë ka ulje të riskut për pastrim parash dhe financim terrorizmi.

Institutit të Bazelit mbi Qeverisjen e rendit Shqipërinë në ato vende që janë përmirësuar si shkak i rivlerësimit të kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit nga organizmat e FATF e cila ka vlerësuar pozitivisht nivelin e përputhshmërisë së legjislacionit vendas me standartet dhe rekomandimet e FATF.

Vlerësimi i Institutit të Bazelit mbi Qeverisjen derivohet nga 14 indikatorë që lidhen me kuadrin ligjor dhe rregullativ të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, korrupsionin dhe standardet financiare duke përdorur burime publike si FATF, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror. Vlerësimi/pikët që u jepen vendeve janë të agreguara dhe konkludohen nga një vlerësim cilësor të ekspertëve të fushës.

Raportet e Institutit të Bazelit mbi Qeverisjen, me renditjen e vendeve sipas riskut për pastrim të parave dhe financim te terrorizmit, përdoren nga sektori privat si një tregues për renditjen e vendeve sipas riskut për pastrim parash dhe financim terrorizmi, ashtu dhe nga sektori publik për qëllime kërkimore dhe pikënisje për shqyrtimin e progresit në kohë.