FIU PAMEKA IV


Në datë 22.11.2016, Drejtori i Përgjithshëm Z. Alket HYSENI zhvilloi një takim me Z. Francesco CIARDI, Prokuror/Ekspert Afatgjatë për Krimin e Organizuar PAMECA IV. Takimi u mbajt në ambientet e DPPPP.

Gjatë diskutimit, një vend të rëndësishëm zuri Raporti i Vlerësimit të Çështjeve të Analizuara të Korrupsionit” si dhe rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional për një efikasitet të luftës kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit ekonomik në përgjithësi.

Gjithashtu u shprehën vlerësime e falënderime për bashkëpunimin shumë të mire ndërmjet DPPPP dhe PAMECA IV si dhe vazhdimi i këtij bashkëpunimi edhe gjatë misionit të PAMECA V.