FIU Britania e Madhe



Me datë 06 Dhjetor 2016 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Z. Alket HYSENI priti një delegacioni nga Britania e Madhe. Delegacioni kryesohej nga Zv Ambasadori i Ambasadës Britanike, Z. Sean Melbourne, përfaqësuesit e tjerë ishin nga Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar.

Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni është për të parë mundësinë se ku mund të ndihmojnë vendin tonë sa i përket luftës kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar. Sipas Zv. Ambasadorit të Ambasadës Britanike, DPPPP është institucion i një rëndësie të veçantë për vetë funksionet që ka.

Gjithashtu u evidentua edhe bashkëpunimi i shkëlqyer që Njësia e Inteligjencës Financiare Shqiptare ka me homologët në Britani.

Fushat në të cilat u fokusuan përfaqësuesit e delegacionit konsistonin kryesisht mbi asistencën me ekspert të fushës nga Britania e Madhe, bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar, përmirësimi i legjislacionit etj.