Egmont Doha


Në datat 01. - 02 Shkurt 2017 u mbajt në Doha të Katarit, mbledhja plenare e Grupit Egmont, në të cilin merrnin pjesë drejtues dhe ekspertë nga 115 Njësi të Inteligjencës Financiare (NjIF) në mbarë botën. Në këtë mbledhje Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave përfaqësohej nga Drejtori i Përgjithshëm zt.Alket HYSENI dhe çështjet kryesore  kishin të bënin me luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, rolin në rritje të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, forcimine mëtejshëm të grupeve të punës dhe rolit të tyre në nivelin e përputhshmërisë së njësive me rekomandimet 29 dhe 40 të FATF, shkëmbimin e eksperiencës në drejtim të instrumenteve ligjore, teknike dhe logjistike në funksion të luftës efektive kundër risqeve të financimit të terrorizmit më të cilat përballen një numër në rritje i vëndeve në nivel botëror, paraqitjen e tipologjive konkrete në fushën e parandalimit të pastrimit të parave.



Gjatë këtij takimi u anëtarësuan në grupin Egmont, NjIF të Bregut të Gjelbër dhe Kosovës, që përbën një arritje të mëtejshme në kuadrin e zgjerimit të rrjetit global të inteligjencës financiare.