aMbledhia e  KBLKPP

Në datën 13.2.2017, nën drejtimin e Kryeministrit Z. Edi RAMA u zhvillua Mbledhja e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave.

Pjesëmarrës në takim ishin anëtarët e Komitetit: Ministri i Financave, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Mbrojtjes, Zv.Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Zv.Drejtori i SHISH dhe Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI.

Komiteti mori në shqyrtim dhe miratoi raportin e veprimtarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) të paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPPP Z.Alket HYSENI.

Në këtë raport u pasqyrua thellimi gjatë vitit 2016 i progresit të DPPPP të viteve të fundit dhe konkretisht

-         Rritje në 411 të numrit të rasteve të dyshimta të dërguara në institucionet ligj zbatuese Polici dhe Prokurori krahasimisht edhe me vitin e kaluar.

Ndërsa nga 2007 – 2012 janë dërguar gjithsej 890 raste të dyshimta në Polici dhe Prokurori, në 2013 e vijim janë dërguar 1557 raste (në periudhën para 2007 nuk janë dërguar raste).

-        
Rritje e forcës goditëse ndaj fondeve kriminale nëpërmjet bllokimit/ngrirjes së fondeve. Gjatë vitit 2016 janë bllokuar afro 29 milion Euro nëpërmjet 61 urdhrave administrativ të DPPPP, që shënon një rritje të ndjeshme krahasimisht edhe me vitin pararendës (2015) kur janë bllokuar rreth 16 milion Euro nëpërmjet 47 urdhrave.

 tab blokimet





         2008                2009

  2010                2011

2012 2013                  2014

               2015

                 2016

Totali i bllokuar në EUR

     858,800

       3,977,270

959,540

       1,558,548

       1,297,066

     881,670

       18,183,760

       16,278,080

       28,772,733

Totali i sekuestruar në EUR

                 -  

       3,172,436

   953,625

           853,757

       1,145,957

     213,500

       13,967,770

       11,266,941

         8,129,000




Në tre vitet e fundit janë bllokuar 56 milion Euro në llogaritë bankare të personave të dyshuar, shumë kjo që
përfaqëson një rritje të pakrahasueshme me gjithë periudhën e mëparshme të funksionimit të këtij
institucioni për 13 vite së bashku, kur ishin bllokuar gjithsej 8 milion Euro.


Në përfundim u miratua edhe ndryshimi i rregullores së vitit 2004 të këtij Komiteti, ndryshime të cilat synojnë koordinimin ndërinstitucional për rishikimin periodik të Vlerësimit Kombëtar të Riskut dhe masave për minimizimin e tij, si dhe sigurimin e përfaqësimit të duhur të vendit në proceset e vlerësimit nga institucione e organizma ndërkombëtar monitorues.