Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP  me Ambasadoren Gjermane

Në datë 03.04.2017 në ambientet e DPPPP, u zhvillua një takim pune midis ambasadores gjermane Zj.Susanne SCHÜTZ dhe Z. Arlind GJOKUTA, Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP-së.

Në këtë takim ambasadorja Schütz u informua mbi progresin e bërë dhe rezultatet konkrete në  luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe u diskutua për forcimin e bashkëpunimit midis Njësisë së Inteligjencës Financiare Shqiptare dhe homologëve në Gjermani.