Financiare të Kosovës dhe DPPPP-së


Në datë 19.05.2017 u zhvillua në Prishtinë një takim ndërmjet Njësisë për Inteligjencë Financiare të Kosovës dhe DPPPP-së.

Në këtë takim morën pjesë Z. Dardan Nuhiu – Drejtor i NJIF Kosovë, Z.Arlind Gjokuta – Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP-së dhe zyrtarë të tjerë.

Në këtë takim u diskutua mbi çështjet e  parandalimit të PP/FT, u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer  ndërmjet dy institucioneve si dhe forcimi i mëtejshëm i tij nëpërmjet takimeve periodike.

DPPPP-së iu dorëzua nga NJIF Kosovë një certifikatë mirënjohjeje për kontributin dhe mbështetjen e dhënë për NJIF Kosovë gjatë procesit të anëtarësimit në Egmont Group.