- Detajet
-
Publikuar më 23 Qershor 2017
Me datë 22 Qershor 2017, në ambjentet e DPPPP, u zhvillua takimi i rradhës i Grupit Teknik Ndër-institucional të Punës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të DPPPP - Z. Arlind GJOKUTA.
Në këtë takim morën pjesë ekspertë të : Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Puneve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Prokurorisë së Përgjithshme, Bankës së Shqipërisë, ILDKPKI, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit.
Ndër pikat kryesore të programit të takimit të cilat u diskutuan ishin: Raporti Vjetor i DPPPP, çështjet e bashkëpunimit ndër-institucional, projekt-ligji i PPP/FT, raportimi mbi aktivitetet ndër-kombëtare, vlerësimi kombëtar i risqeve të PPP/FT, reforma në drejtësi etj.
Nga ana e ekspertëve u shpreh angazhimi për bashkëpunim dhe koordinim në lidhje me risqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit që përballet vendi dhe parandalimi i tyre në mënyre sa më efektive, çështjet e zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare të OKB, mbikëqyrja e bazuar mbi nivelin e riskut, etj.