g.gazheli
Bashkëpunimi ndërinstitucional me autoritete Franceze


Në kuadrin e bashkëpunimit që autoritetet Shqipëtare kanë me agjensitë partnere në Francë, në datën 17.12.2013 u zhvillua në Prokurorinë e Përgjithshme një takim pune në të cilin përveç shumë ekspertëve nga institucionet Shqipëtare, merrnin pjesë gjithashtu përfaqësues të nivelit të lartë nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Punëve të Brëndshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave(DPPPP). Të pranishmit në takim i përshëndeti Ambasadorja e Francës në Republikën e Shqipërisë Zj.Christine MORO si dhe Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Franceze Z. Jean-Baptiste CARPENTIER.

Drejtuesit e panelit theksuan punën e bërë në drejtim të bashkëpunimit bilateral në funksion të rritjes së kapaciteteve së punonjësve të agjensive Shqipëtare të përfshira në parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar si dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i DPPPP, Z.Genti GAZHELI vuri theksin në mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve Franceze për DPPPP, rolin në rritje që ka lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave në procesin e integrimit të vëndit në Bashkimin Europian si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinsitucional të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Policinë e Shtetit për çrrënjosjen e krimit të organizuar në vënd dhe veçanërisht të korrupsionit.