fiu banka



Më datë 13.3.2014, në kuadër të takimeve intensive të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) me subjektet raportuese, në ambientet e Sky Hotel, Tiranë, u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të DPPPP, përfaqsuesve të bankave dhe shoqërive të transfertave që operojnë në vendin tonë, Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Bankës së Shqipërisë  për shqyrtimin e problematikave që lidhen me zbatimin e masave parandaluese nga subjektet dhe për intensifikim të mbikqyrjes tyre edhe nga Autoriteti Mbikqyrës – Banka e Shqipërisë.
Realizimi i këtij takimi u mundësua nga Shoqata e Bankave, në vijim të një tradite të mire në këtë drejtim, në vlerësim të shqetësimeve të parashtruara sistematikisht nga ana e DPPPP.
Pjesmarrës në këtë takim, ishin Z. Genti Gazheli –  Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP, Z. Indrit Banka  – Drejtor i Departamentit të Mbikqyrjes së Bankës së Shqipërisë, Znj. Endrita Xhaferaj –  Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Bankave, drejtues të departamenteve të parandalimit të parave të bankave dhe shoqërive të transfertave, punonjës të DPPPP etj.
Drejtori i Përgjithshëm i DPPPP, Z. Gazheli, vlerësoi traditën e mire të organizimit të këtyre tryezave, të cilat duhet të jenë më të shpeshta që të nxitet debati profesional në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të punës së përbashkët: parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Gjithashtu Z. Gazheli parashtroi se nga takimet intensive që kam patur me drejtues të niveleve të ndryshme të subjekteve dhe të Autoritetit Mbikqyrës, si dhe nga shqyrtimi i praktikave në institucion kam konfirmuar bindjen se:
-    Nga subjektet ka vullnet pozitiv për të përmbushur masat parandaluese dhe
-    Kyç i suksesit që subjektet të zbatojnë masat parandaluese, është që kërkesa dhe presioni pozitiv e ligjor i DPPPP ndaj tyre të jetë jo i diferencuar, çka garanton konkurueshmëri dhe rritjen e besimit ndaj institucionit.

Me qëllim që vullneti pozitiv i subjekteve, të prodhojë rezultate i kemi kushtuar e do vijojmë më intensivisht ti kushtojmë rëndësi sensibilizimit, ndaj subjekteve duke u bazuar në principin e inspektimit që:
-    Të bëjmë të njohur për subjektet eksperiencat e suksesshme dhe pozitive të konstatuara nga nga DPPPP gjatë veprimtarisë mbikqyrëse, por edhe ato eksperianca negative me qëllim që të parandalohen këto nnë subjekte të tjerë.

Nga analizimi i të dhënave statistikore të periudhës së fundit, rezulton se ka një rritje të numrit të RAD dhe cilësisë gjithashtu. Shpjegimi i kësaj rritje, është se janë rritur përpjekjet dhe përvoja e bankave për marrje të masave parandaluese si pasojë edhe e rritjes së kërkesës së Autoritetit Përgjegjës ndaj tyre!
Në këeto kushte debati e diskutimet mes nesh – vijoi Z. Gazheli - duhet të jenë rreth tipologjive të reja, kontributit për përmirësim të vlerësimit të riskut në shkallë vendi dhe garantimin e marrjes së masave të rrepta ndaj dyshimeve për financim terrorizmi. Çështja e marrjes së masave parandaluese nga subjektet nuk përbën objektiv statistikor , objektiv se sa raporte të aktivitetit të dyshimtë (RAD) janë dërguar në DPPPP, por  objektiv është marrja nga subjektet e të gjitha masave parandaluese sipas Ligjit dhe standarteve ndërkombëtare, ndërsa numri i RAD përben produktin e këtyre masave.
Jemi krejt te disponueshëm – përfundoi Z. Gazheli - për të vijuar bashkëpunimin, duke marë pjesë në trajnime që do organizohen nga Banka e Shqipërisë si Autoritet Mbikqyrës, Shoqata e Bankave, apo edhe subjekte të vëcantë por nga ana tjetër jemi krejt të vendosur që të intensifikojmë punën inspektuese dhe ti ndëshkojmë raste e shkeljeve. Çdo qëndrim ndryshe nga ky, shkatërron sistemin parandalues sëbashku me biznesin e subjekteve që zbatojnë masat parandaluese.
Në fjalën e mbajtur, Z. Indrit Banka – Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërise dhe përfaqsues të tjerë të Bankës së Shqipërisë, evidentuan rëndësinë e zbatimit të legjisalcionit parandalues nga subjektet, domosdoshmërinë e vlerësimit të riskut nga ana e  subjekteve si një proçes dinamik e jo statik. Gjithashtu evidentuan edhe kategoritë e shkeljeve që kanë hasur nga inspektimet në banka.
Znj. Endrita Xhaferraj – Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Bankave, përveç falënderimeve dhe vlerësimeve për bashkëpunimin me DPPPP, evidentoi domosdoshmërinë e masave për ruajtjen e anonimatit të subjekteve raportuese si faktor determinant që garanton vijueshmëri të raportimeve nga ana e tyre.
Nga përfaqsues të DPPPP u evidentuan me shëmbuj nga praktika, tipologji të reja, raste suksesi që kanë patur indicia nga raportimet e subjekteve bankë, por edhe raste konkrete të mospërmbushjes së masave parandaluese nga bankat, informacion i vonuar, i paplotë madje edhe i pasakte  që është dërguar në DPPPP. Nga shqyrtimi i rasteve konkrete dhe mbikqyrjes në përgjithësi, konstatohet se tashmë është krijuar një hendek mes aftësisë së punonjësve të përputhshmërisë në banka me aftësitë së punonjësve dhe drejtuesve të degëve  të tyre. Gjithashtu përfaqsuesit e DPPPP evidentuan sërish se ndryshimet ligjore të vitit 2012 dhe implementimi i tyre nga DPPPP, garantojnë 100% anonimatin e subjekteve raportues, cka ka sjellë rritje të raportimeve jo vetëm nga institucionet bankare por edhe të subjekteve profesionistë të lirë.
Pati gjithashtu një prezantim një bankë të një rasti të suksesshëm, në të cilin u ilustruan qartë jo vetëm anomalitë që u vlerësuan dhe analizuan nga banka, por edhe funksionimi i sistemit parandalues e bashkëepunimi me DPPPP për trajtimin në kohë të tij.
Në një fryme të plotë mirëkuptimi, u ra dakort që me qëllim që të kordinojnë punën, trajnuese, sensibilizuese, kontrolluese në funksion të dedektimit dhe raportimit në rritje të rasteve të dyshimta, takime te tilla do mbahen periodikisht.
Pjesëmarrja e gjërë dhe aktive e këtyre subjekteve evidentoi interesimin për çështjen e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.