Njoftim në lidhje me seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë së Kuvendit, datë 28.02.2017

Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) në përgjigje të kërkesës së Komisionit të Sigurisë në Kuvend dhe traditës së konsoliduar të vite, më datë 28.2.02.2017 ka raportuar në Komision duke paraqitur përmbledhje të veprimtarisë gjatë vitit 2016.

DPPPP përfaqësohej nga

·         Z.Agim Ismaili - Drejtor i Përgjithshëm (me delegim) dhe Drejtor i Drejtorisë së Analizës

·         Znj.Enida Pero - Analiste

·         Z.Artan Shiqerukaj - Përgjegjës i Sektorit të Analizës Strategjike.

Në komision u parashtruar veprimtaria e DPPPP, në fushat kryesore të saj si dhe më pas kishte pyetje nga Kryetari i Komisionit Z.Spartak Braho dhe anëtarë të tjerë të Komisionit, të cilat përfaqësuesi i DPPPP ju përgjigj.

Raportimi në Komision konsiston si më poshtë:


Në funksion të parandalimit dhe luftës kundër PP/FT veprimtaria e DPPPP është orientuar në këto drejtime:


-       Sensibilizim, trajnim, inspektim dhe mbikëqyrje ndaj subjekteve raportuese;


-       Investigim financiar dhe analizë të informacioneve të grumbulluara, referim të rasteve të konkluduara me dyshime në organet e zbatimit të ligjit dhe bllokim të fondeve të dyshuara;


-       Analiza dhe vlerësime të rreziqeve, si dhe vlerësim të efektivitetit dhe frytshmërisë së sistemit vendas për luftën PP/FT


Në aneksin bashkëlidhur gjenden të dhëna statistikore të detajuara të cilat pasqyrojnë dhe faktojnë qëndrueshmërinë në rritje të rezultateve të DPPPP dhe efikasitetit të sistemit parandalues, konkretisht:

-          Vijon numër i lartë i rasteve të dyshimta të dërguara nga subjektet e ligjit;

-          Rritje e numrit të referimeve të dërguara në Polici dhe Prokurori;

-          Rritje e vlerës së fondeve dhe numrit të urdhrave të bllokimit[1] të nxjerrë nga DPPPP

Arritjet dhe rezultatet në sistemin parandalues janë certifikuar edhe nga disa organizma ndërkombëtarë monitorues, konkretisht nga progres raportet radhazi të BE, por edhe institucione të tjera ndërkombëtare sikurse është Instituti i Bazelit mbi Qeverisjen (Basel Institute on Governance), i cili në raportin e vitit 2016 “Index AML 2016”   për vlerësimin e 149 vendeve sipas nivelit të riskut të PP/FT, e klasifikon Shqipërinë të katërtën ndër 10 vendet që kanë shënuar përmirësimin më të madh në rang botëror.

Veçojmë se sikurse është bërë e njohur në 2015, Komitetit Moneyval[2] (i KiE) dhe FATF[3] konfirmuan efikasitetin e masave të ndërmarra nga autoritetet shqiptare dhe vendosën nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim të përforcuar për PP/FT, në të cilat gjendej që prej vitit 2011, pas raundit të katërt të vlerësimit nga Komiteti.

E çmojmë gjithashtu shumë të rëndësishme që të evidentojmë si sukses të veçantë që gjatë këtij viti (në sajë të këmbënguljes në vijimësi të DPPPP) u arrit që të zhvillohet proces dhe të ketë produkt në zbatim të masave të parashikuara në Ligjin 157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i miratuar në nëntor 2013, sa lidhet me listimin e brendshëm të disa personave, proces ky që është një risi e këtij ligji dhe kompleton angazhimet ndërkombëtare të Shtetit Shqiptar në luftën kundër terrorizmit. Kështu në këtë vit sipas VKM nr. 769 datë 02.11.2016[4] janë shpallur 13 shtetas në listën e brendshme të shpalljes!

Gjithashtu gjatë këtij viti DPPPP është përfshirë gjerësish në tryezat në kuadër të reformës në drejtësi .

Duke vlerësuar detyrat dhe funksionet e Komisionit të Sigurisë, po përpiqemi të parashtrojmë para Jush disa problematika, adresimi i të cilave vlerësojmë se do e thellojë efikasitetin e sistemit parandalues dhe goditës kundër PP/FT në vendin tonë.

1.      Ndër detyrat funksionale të DPPPP është edhe kontributi/propozimet për harmonizim të legjislacionit me standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit[5].

DPPPP është në proces të përgatitjes së draftit përfundimtar të projektligjit për ndryshime të ligjit 9917/2008[6] i ndryshuar, të cilat adresojnë problematika të hasura dhe harmonizim me standardet, për rrjedhojë kanë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të sistemit parandalues të pastrimit të parave në vend dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar e ndërinstitucional[7].

Konkretisht nëpërmjet këtyre ndryshimeve synojmë përputhshmërinë e mëtejshme me



-          Rekomandimet e FATF e cila ka miratuar metodologjinë[8] për vlerësimin e 40 Rekomandimeve të miratuara në vitin 2012;

-          direktivën e katërt[9] të BE për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit,



si dhe zgjidhjen e problematikave të ndeshura gjatë ushtrimit të funksioneve të DPPPP,


Informojmë se ky proces (i draftimit të projektligjit për ndryshime) është në fazë të avancuar, konkretisht kemi kryer konsultime paraprake me grupe interesi, institucione të fushës dhe të tjera konsultime janë në proces, kemi bashkëpunuar edhe me ekspertët e KiE[10] dhe mendohet të kemi draft final brenda muajit shkurt 2017.



Duke qenë se ndryshime të këtij ligji për aspekte të veçanta janë në proces edhe nga Komisioni i Posaçëm “Për reformën në sistemin e drejtësisë” i kemi sugjeruar Komisionit që ndryshimet e parashikuara nga DPPPP të përfshihen njëherësh me ndryshimet e propozuara prej tyre, pasi kjo është e domosdoshme, e mundshme dhe e arritshme.

2.      Këtë vit ka filluar për vendin tonë procesi i radhës së vlerësimit të Shqipërisë nga Komiteti Moneyval[11]. Ky raund vlerësimi kryhet mbi bazë të rekomandimeve të ndryshuara të FATF[12] të cilat i japin rëndësi të veçantë efektivitetit të masave të marra nga shtetet, duke e bërë procesin e vlerësimit më të vështirë për të arritur një vlerësim pozitiv dhe/ose të kënaqshëm.

DPPPP, si organ faktik koordinues i këtij procesi ka marrë deri më tani hapat e nevojshëm, duke iniciuar e mundësuar një trajnim për organet e përfshira, shpjeguar me shkrim procesin dhe rëndësinë e tij, kryer ndarjen e rekomandimeve për secilin institucion të përfshirë dhe dhënien e asistencës për çdo institucion që e ka kërkuar.

Për vendin tonë, ndjekja dhe zbatimi i Rekomandimeve e FATF (proces që siç theksuam kryhet nga MONEYVAL) kanë rëndësi të shtuar pasi:

-          Shqipëria me Ligj nr. 9646, datë 27.11.2006 ka ratifikuar Konventën e Varshës[13] e cila në nenin 13 pika 1 sanksion se “1. Çdo Palë do të marrë ato masa legjislative dhe masa të tjera të nevojshme (.....), duke përfshirë veçanërisht rekomandimet e miratuara nga Task Force për Veprimin Financiar mbi Pastrimin e Parave (FATF).”, Konventë e cila është pranuar pa rezerva nga vendi ynë dhe që si çdo konventë në hierarkinë e ligjeve është direkt pas Kushtetutës;



-          Vlerësimi i MONEYVAL është pika më e rëndësishme e referimit për çështjet e parandalimit të PP/FT nga BE, DASH dhe organizma të tjerë të rëndësishëm;

-          Ripërtëritja[14] e një vlerësimin negativ për vendin tonë do të kishte pasoja edhe në integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal, imazhin e vendit por edhe në rritjen e kostos së transaksioneve financiare/bankare me/nga jashtë vendit.

-          Evidentohet si prioritet në disa dokumente të rëndësishme strategjike si:

·         V.K.M Nr. 74, datë 27.1.2016Për miratimin e planit kombëtar për integrimin evropian 2016–2020[15];

·         V.K.M Nr./ 663, datë 17.7.2013 “Për miratimin e Strategjisë Ndër sektorialë të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, 2013-2020 dhe planit të veprimit për vitet 2013-2016”;

·         V.K.M nr. 330, datë 28.5.2014 “Për miratimin e udhërrëfyesit për 5 prioritetet e rekomanduara nga komisioni evropian”, ku nënvizohet objektivi i rritjes së efikasitetit të sistemit parandalues në vend (pika 4.1.5)


Në lidhje me procesin e vlerësimit, pas dërgimit të pyetësorëve përkatës për MONEYVAL dhe komunikimit të vazhdueshëm me ta në lidhje me këto dokumente, faza e dytë është vizita në vend e ekipit vlerësues që është planifikuar ne tetor dhe zgjat dy javë. Pas kësaj faze konkludohet raporti dhe miratohet e diskutohet në seancë plenare të MONEYVAL që është e pritshme të ndodhën në fillim të 2018.



3.      Është e domosdoshme që të rritet roli i Autoriteteve Mbikëqyrëse të subjekteve në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të efikasitetit të sistemit parandalues e për më tepër të qëndrueshmërisë së tij.

Me gjithë përmirësimet e vërejtura në vitet e fundit, ende niveli i mbikëqyrjes së Autoriteteve Mbikëqyrëse[16] nuk është në nivelin e kërkuar nga realiteti i vendit tonë dhe nga standardet ndërkombëtare. Konkretisht është domosdoshmëri që Autoritetet Mbikëqyrëse të subjekteve, që më së shumti janë institucione shtetërore/publike, të përmbushin detyrimet për mbikëqyrje ndaj subjekteve të përcaktuara (secili për pjesën takuese) dhe të dërgojnë edhe ato raportime për raste të dyshimta në DPPPP që lidhen me PP/FT, për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.

Një arsye më shumë që dikton përfshirjen e tyre në mbikëqyrje ndaj subjekteve është edhe fakti që këto autoritete kanë detyrime shumë specifike e të pazëvendësueshme edhe në bazë të ligjit nr 157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.

Për shkak të rolit që kanë Autoritetet Mbikëqyrëse në efikasitetin e sistemit parandalues, në kuadër të punës që kemi filluar për draftimin e propozimeve për ndryshime ligjore, kemi parashikuar ridimensionim të rolit të Autoriteteve Mbikëqyrëse.


4.      Domosdoshmëria ngritjes së regjistrit kombëtar të llogarive.

Evidentojmë se aktualisht për nevoja të një hetimi, investigimi financiar apo verifikime tatimore, kur nevojiten të dhëna mbi llogaritë bankare (rrjedhëse, depozitë etj.) për një person fizik/juridik, e vetmja mënyrë është që institucioni që ka interes t’ju drejtohet me shkresë 16 bankave të nivelit të dytë.

Krijimi i një regjistri të llogarive[17] është një mënyrë efektive për t’ju përgjigjur[18] nevojave/sfidave për parandalim dhe hetim të PP/FT dhe më tej prioritet i miratuar nga Qeveria Shqiptare[19] në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Nëpërmjet ndryshimeve ligjore në proces draftimi, kemi adresuar këtë problematikë duke parashikuar me ligj ngritjen e këtij regjistri.

5.      Në kuadër të vlerësimit të efektivitetit dhe frytshmërisë së sistemit vendas për luftën kundër PP/FT, siç është evidentuar edhe në Vlerësimin Kombëtar të Riskut për PP/FT (shpërndarë për të gjitha institucionet relevante në vend) ende konstatohet se:

a)      Ka pak sekuestrime dhe shumë pak konfiskime në kuadër të procedimeve penale,

b)      Hetimi i çështjeve që lidhen me pastrimin e parave paraqet problematika.


Edhe sipas raporteve radhazi të BE për Shqipërinë apo të organizmave të tjerë ndërkombëtar monitorues konkluzionet për efikasitet tejet të ulët në hetim/dërgim çështjesh në gjykatë e konfiskim të produkteve kriminale janë edhe sipas progres – problematikë që është adresuar fuqishëm në kuadër të ndryshimeve ligjore të parashikuara në reformën në drejtësi.



Kështu nëse marrim si referencë të dhënat e Prokurorisë për çështjet e pastrimit të parave në vite dhe referimet e DPPPP, rezulton si vijon:




Nr. i referimeve të DPPPP në Polici dhe/ose Prokurori

Nr. Procedimeve të Regjistruara

Nr. Procedimeve  për gjykim

Nr. i të pandehurve të dënuar

2009

194

41

1

1

2010

201

59

0

1

2011

211

47

7

2

2012

205

104

8

4

2013

283

70

6

12

2014

462

182

7

4

2015

401

220

5

3

2016

411

184

5

7



Nga sa më sipër, dukshëm referimet e DPPPP janë konsideruar të vlefshme për fillimin e një sërë procedimesh penale, mirëpo mangësitë e Prokurorisë kanë ndikuar në dërgimin e jashtëzakonisht pak rasteve të gjykatë.


Është e qartë se garantimi i suksesit të masave të marra (strukturave që do të ngrihen në bazë të ndryshimeve kë kuadër të reformës) kërkon orientimin e punës sipas risqeve të identifikuara me qëllim minimizimin e tyre.


Nisur nga detyrimi dhe nevoja për rishikim periodik të vlerësimit të riskut, ky proces është planifikuar të kryhet në vitin 2018, duke përfituar edhe nga asistenca në kuadër të projektit të KiE/BE “Horizontal facility for the Western Balkans and Turkey”, i cili synon ndër të tjera edhe ndihmën në fushën e përmbushjes së rekomandimeve të FATF, MONEYVAL etj, për çështjet e PP/FT.


6.      Në përfundim, jo për nga rëndësia, informojmë se më datë 13.02.2017 u zhvillua mbledhja e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP)[20], me pjesëmarrjen e të gjithë anëtareve. Në këtë mbledhje u vu theksi në të gjitha pikat kryesore të cituara më sipër si dhe u miratuar rregullorja e re ’Për funksionimin e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave’’, dokument ky i pa ndryshuar që në vitin 2004 dhe që kishte nevojë të përshtatet me kërkesat e reja ligjore, sfidat dhe nevojat.


ANEKS


INFORMACION I DETAJUAR MBI REFERIMET, KRAHASUAR

ME VITIN 2014, 2015 DHE 2016



I.                   Referimet e dërguara në organet ligj zbatuese:




2014

2015

2016

Referimet ne Prokurori

148

120

120

Referimet ne Polici

314

281

291

Total

462

401

411




Në lidhje me numrin e referimeve për vitin 2016 është ruajtur trendi i referimeve si ne Prokurori edhe në Polici. Nga një vit në tjetrin është vendosur theksi gjithmonë e më shumë në cilësinë e materialeve të referuara në organet ligjzbatuese, si dhe ndjekjen e rasteve dhe plotësimin e tyre herë pas here me informacione vijuese.

Grafiku:

kom 1



II.                Të dhëna për vlerën e fondeve të bllokuara përkohësisht nga DPPPP dhe atyre të sekuestruara më pas në kuadër të procedimeve penale:


Vitet

Nr. i urdhër Bllokimeve

Bllokimet (në Euro)

Sekuestrimet (në Euro)

% Sekuestrime/ Bllokime

2013

15

881670

213675

24.2

2014

65

18,183,760

13,967,770

76.8

2015

47

16,278,080

11,266,941

69.2

2016

61

28,772,733

8,129,000

28.2















Gjatë vitit 2016 janë nxjerrë 61 urdhra bllokimi mbi bazën e të cilave vlera totale e bllokimit të përkohshëm është 28 772 733 EUR nga të cilat janë sekuestruar 8 129 000 EUR.


kom 2



III.             Në mënyrë analitike, sipas ndarjes gjeografike, referimet për vitin 2016 janë dërguar në këto Njësi të Përbashkëta Hetimore apo Prokurori Rrethesh:

Prok.Përgjithshme

1

Prokurori Kavajë

1

Prok.Krime të Rënda

4

Prokurori Elbasan

3

NJPH Tiranë

67

Prok Kukës

1

NJPH Durrës

9

Prokurori Lushnje

2

NJPH Fier

4

Prokurori Lac

1

NJPH Gjirokastër

4

Prokurori Sarandë

2

NJPH Korçë

4

Prokurori Berat

3

NJPH Lezhë

2

NJPH Vlorë

5

NJPH Shkodër

6

Prokurori Pogradec

1




Vërehet një shpërndarje e gjerë e rasteve të referuara në Prokuroritë e rretheve.

Grafiku


kom 3


IV.             Në mënyrë tabelore paraqiten më poshtë paraqesim indicjet për inicimin e rasteve të referuara Janar – Dhjetor 2016 në Prokurori dhe në DPPSH:




RAD

Analiza Sektoriale

RTPF

NJIF partnere

Njoftime

Total

Referimet ne Polici

251

19

10

5

6

291

Referimet ne Prokurori

110

1

2

3

4

120

Total

331

20

12

8

10

411




Përsa i përket indicjes nga ka filluar rasti rezulton se burim kryesor i referimeve mbeten raportimet e aktivitetit të dyshimtë jo vetëm bankat, por edhe nga subjekte të tjerë.



Grafiku


kom 4



Informacion i detajuar mbi raportet e aktivitetit të dyshimtë të dërguara nga subjektet gjatë 2016, krahasuar me vitet 2013 - 2016:



I.                   Të dhënat e detajuara në vijim:

Subjekti raportues

Viti 2013

Viti 2014

Viti 2015

Viti 2016

Banka

420

822

585

619

Shoqëri transfertash

45

74

79

209

DPD

36

48

45

47

DPT

10

50

7

3

ZQRPP

20

64

210

134

Noter

15

122

303

205

ZKV

8

16

17

14

ILDKPKI

0

6

0

0

Shoqëri auditimi

1

0

0

1

Ekspert kontabël

1

4

1

0

Institucione financiare të mikro-kredisë

0

2

0

2

Avokat

1

2

0

0

Shoqëri të qiradhënies financiare

0

4

0

0

Shoqëri ndërtimit

0

4

1

0

Shoqëri tregtimi mjetesh motorike

0

9

36

35

Shoqëri Leasing

0

0

7

15

Agjenci udhëtimi

0

0

1

0

Shoqëri kursim krediti

0

0

1

0

Shoqëri spedicionere

0

0

2

0

Shoqëri pagesash elektronike

0

0

19

6

Tjetër

1

3

5

2

Total

558

1230

1 319

1 292




















































Grafiku:

kom 5


Edhe në 2016 vihet re i njëjti trend për sa i përket subjekteve raportuese ku peshën kryesore e zënë edhe këtë vit subjektet banka.



INFORMACION MBI AKTIVITETE TË TJERA TË DPPPP,

Viti 2016


I.                   DPPPP, është përfshirë në:



-          Dhënien e kontributit dhe opinioneve për draftimin e paketës së projektligjeve të reformës në drejtësi sipas kërkesave të Komisionit të Posaçëm “Për reformën në sistemin e drejtësisë”, kontribut i cili do vijojë dhe gjatë vitit 2017.



II.                Trajnimet  ndaj subjekteve të ligjit:



SUBJEKTI

NR. I PERSONAVE TË TRAJNUAR

VITI 2013

VITI 2014

VITI 2015

VITI 2016

Banka të Nivelit të dytë

84

120

285

108

Zyra Këmbimi Valutor

151

70

73

77

Institucione jo bankë

0

68

115

188

Lojëra Fati

15

12

0

6

Noterë

75

237

73

127

Ekspert Kontabël

63

1

0

1

Shoqëri Sigurimi

0

0

35

0

Autoritete Mbikëqyrëse dhe Institucione (AMF, ZQRPP, DPPSH, DPD, DPT)

13

139

58

108

Shoqëri tregtimi të automjeteve

0

14

0

3

Organizata jofitimprurëse

0

0

45

0

Shoqëri Ndërtimi

0

38

0

8

Institute të Pensioneve Private

0

0

5

2

TOTALI

401

699

689

628





Grafiku:


kom 6




1.      Të dhëna për inspektimet:

Nr.

Subjektet e Inspektuara

Viti 2012

Viti 2013

Viti 2014

Viti 2015

Viti 2016

1.

Banka

5

7

7

6

9

2.

Institucione Fin. Jobankë

6



3

7

9

3.

ZKV

20

2

19

22

12

4.

Shoq.Mjete Motorike

 

8



3

5.

Noterë

6

1

4

13

21

6.

Shoqëri ndërtimi

15



18

15

8

7.

Lojra fati

7



3



6

8.

Ekspertë kontabël





3

5

1

9

Sig. Jete dhe fonde pensioni





1

2

2

10

Metale te çmuara

2



3





11

Imobiliare





2



4

12

Agjensi udhetimi





1

1



13

Studio ligjore







3



14

Shoqeri Kursim Krediti









2

15

Vepra arti







1





Shuma

61

10

72

75

77


 







Grafiku:


kom 7




Një ndër funksionet kryesore të Sektorit të Analizës së Përputhshmërisë është vlerësimi i përputhshmërisë së subjekteve raportuese me detyrimet ligjore për PPP/FT, e cila realizohet nëpërmjet mbikëqyrjes së këtyre subjekteve nëpërmjet inspektimeve në vend dhe në distancë.

Siç shihet, nga tabela numri i inspektimeve në vend në 5 vitet e fundit ka ardhur në rritje dhe bazuar në analizën e riskut të përputhshmërisë, mbikëqyrja e ushtruar nga ky sektor është orientuar ndaj kategorive të subjekteve të cilët janë më të ekspozuar ndaj pastrimit të produkteve të veprave penale dhe financimit të terrorizmit.



2.      Të dhëna në lidhje me shkëmbimin e informacionit me homologët:





Shkresa

Përgjigje

Vitet

Të dërguara nga DPPPP

Të marra nga Homologët

Të dërguara nga DPPPP

Të marra nga Homologët

2016

42

76

42

33

2015

58

77

63

50

2014

66

62

48

47









[1] Si masë parandaluese për mos trajtësimin e fondeve.



[2] MONEYVAL është Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, anëtarë e të cilit është edhe Shqipëria. Qëllimi i MONEYVAL është të sigurojë që anëtarët e këtij Komiteti të kenë sisteme efektive për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave (PP) dhe financimit të terrorizmit (FT) në përputhje me standardet dhe konventat përkatëse ndërkombëtare si:

-    Rekomandimet e FATF;

-    Konventave të OKB dhe KiE lidhur me luftën kundër trafikimit të narkotikëve. Terrorizmit dhe financimit të tij, krimit të organizuar, pastrimit të parave etj si dhe Direktivat e fushës së parandalimit të PP/FT të BE;



[3] Financial Action Task Force (FATF) - Task Forca e Veprimit Financiar është një organ i pavarur ndërqeveritar dhe i gjithë arnuar, që vepron si instrument ndërkombëtar i luftës kundër PP/FT. Për të arritur qëllimin e vet, në vijimësi ky organizëm ka miratuar rekomandime specifike, metodologji për vlerësimin e këtyre rekomandimeve dhe procedurën përkatëse.

FATF e realizon misionin e vet nëpërmjet vlerësimit të drejtpërdrejte të vendeve që janë anëtarë në të, ndërsa vlerësimi i vendeve të tjera arrihet nëpërmjet organizmave rajonal të ngjashëm siç është edhe MONEYVAL.

FATF ndër vite e ka zgjeruar aktivitetin dhe misionin e vet, duke arritur atë që tanimë

- është një organizëm mjaft i konsoliduar dhe me autoritet të pa diskutueshëm;

- rekomandimet e të cili janë të gjithë pranuara, zbatohen nga shumica dërmuese e vendeve të botës dhe klasifikohen botërisht në kategorinë e “soft law”.



[4] “Për një shtesë në Vendimin nr. 718 datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”



[5]Referuar VKM nr. 922 datë 21.12.2011 “ Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave”, pika 4, DPPPP kryen detyra edhe në funksion të harmonizimit të legjislacionit me standardet ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.



[6]“Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit’’



[7] Kështu ndryshimet konsistojnë në këto çështje: lejimi i mbështetjes në palë të treta, në kushte të caktuara, në përputhje me Rekomandimin 17 të FATF; lejimi në kushte të caktuara i hapjes së llogarive pa prezencën fizike të klientit; parashikimi i detyrimit që për shkeljet administrative të parashikuara në këtë ligj të konstatuara nga Autoritet Mbikëqyrëse të njoftohet DPPPP e cila mbi bazë të praktikës së tyre të vendosë masën përkatëse administrative; parashikimi i detyrimit për Autoritet Mbikëqyrëse që për subjektet nën juridiksionin e tyre të kryejnë një sërë masash shtesë; shtrirjen e afatit të bllokimit të transaksioneve nga DPPPP në 5 ditë; shtrirjen e afatit të ruajtjes së dokumenteve nga subjektet e ligjit në 10 vjet; ndryshim në masës se kundërvajtjeve administrative; rikonceptim të përkufizimit të PEP; disa shtesa në llojin e transaksioneve për të cilat profesionet e lira kanë detyrime, kur përgatisin ose kryejnë transaksione për klientët e tyre; vendosjen e detyrimit që, pavarësisht nga vlera e transaksionit, procesi i identifikimit dhe ruajtjes së të dhënave për klientët të kryhet në çdo rast; ngritjen e regjistrit kombëtar të llogarive bankare; shtimin e Institucionit të Prokurorisë së Posaçme në institucionet me të cilat shkëmbehet informacion si dhe anëtare të KBLKPP.



[8] http://www.fatf-gafi.org/media/fatf/documents/methodology/FATF%20Methodology%2022%20Feb%202013.pdf



[9] Direktiva (EU) 2015/849 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit.



[10]Komentet e të cilëve priten të vijnë zyrtarisht brenda një kohe shumë të shkurtër.



[11] Komiteti Moneyval është Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, anëtarë e të cilit është edhe Shqipëria. Prej vitit 2011 MONEYVAL aplikon një mekanizëm të pavarur monitorimi në kuadër të Këshillit të Evropës dhe përgjigjet direkt përpara Komitetit të Ministrave të KiE.

Qëllimi i Moneyval është të sigurojë që anëtarët e këtij Komiteti të kenë sisteme efektive për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave (PP) dhe financimit të terrorizmit (FT) në përputhje me standardet dhe konventat përkatëse ndërkombëtare.

Komiteti Moneyval e realizon misionin e tij me anë të vlerësimit në vend të përputhshmërisë së masave të marra nga shtetet me rekomandimet përkatëse, proces që kryhet në mënyre periodike, duke lënë rekomandimet e detajuara përkatëse dhe ndjekur e kërkuar zbatimin e tyre nga vendet anëtare.



[12]Financial Action Task Force (FATF) - Task Forca e Veprimit Financiar, u krijua në vitin 1989, gjatë Samitit të G7 në Paris, si një organ i pavarur ndërqeveritar dhe si instrument ndërkombëtar i luftës kundër pastrimit të parave dhe më pas ka marrë edhe rolin e luftës kundër financimit të terrorizmit.

Për të arritur qëllimin e vet, në vijimësi ky organizëm ka miratuar rekomandime specifike, metodologji për vlerësimin e këtyre rekomandimeve dhe procedurën përkatëse.

FATF e realizon misionin e vet nëpërmjet vlerësimit të drejtpërdrejte të vendeve që janë anëtarë në të, ndërsa vlerësimi i vendeve të tjera arrihet nëpërmjet organizmave rajonal të ngjashëm siç është edhe MONEYVAL.

FATF ndër vite e ka zgjeruar aktivitetin dhe misionin e vet, duke arritur atë që tanimë

- është një organizëm mjaft i konsoliduar dhe me autoritet të pa diskutueshëm;

- rekomandimet e të cili janë të gjithë pranuara, zbatohen nga shumica dërmuese e vendeve të botës dhe klasifikohen botërisht në kategorinë e “soft law”.



[13]Konventa e KiE "Për pastrimin, kërkimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit dhe për financimin e terrorizmit".



[14]Shqipëria është vlerësuar katër herë nga MONEYVAL. Vlerësimi i fundit[14] (raundi i katërt) është miratuar në vitin 2011, proces nga i cili vendi

-          u vlerësua me një sërë mangësish;

-          kaloi në procedura monitorimi të përforcuara nga MONEYVAL si dhe FATF.

Vetëm një pune intensive të një sërë institucioneve në vend dhe angazhimit serioz të Qeverisë, në vitin 2015 u bë e mundur heqja e vendit nga këto lista monitorimi.



[15] Ku theksohet dhe evidentohet qartë:

a) domosdoshmëria për përbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian përsa i përket zbatimit me efektivitet të legjislacionit kundër pastrimit të parave në të gjitha nivelet dhe forcimi i mëtejshëm i sistemit kombëtar të luftës kundër PP/FT;

b) angazhimi i vëndit tonë për marrjen e masave në përputhje me rekomandimet e FATF si dhe forcimin e luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar, përfshirë pastrimin e parave, duke bërë të mundur dhe të arrijtjen e rezultateve të dukshme në luftën kundër pastrimit të parave, si brenda ashtu edhe jashtë sektorit financiar.



[16] Pesha kryesore e mbikëqyrjes së subjekteve, sipas ligjit dhe përvojave ndërkombëtare ju takon Autoriteteve Mbikëqyrëse, të cilat janë të parashikuara në neni 24 të Ligjit 9917/2208 i ndryshuar dhe VKM 343 datë 8.4.2009.



[17]Në të cilin do ketë të dhëna vetëm për numrin e llogarisë dhe bankën të personave fizik/juridik dhe jo të dhëna për gjendjen e tyre apo transaksioneve të kryera



[18] Përveç kursimit të kapaciteteve njerëzore të strukturave që kërkojnë dhe përpunojnë këtë informacion,

-     do të kufizonte numrin e personave që kane dijeni për subjektet e hetimit/verifikimit;

-     vetë subjektet nën hetim/verifikim do të ishin më të mbrojtur ndaj ekspozimit të panevojshëm , në respekt të parimit të pafajësisë deri në vendi përfundimtar

-     do të lehtësonte punën e agjencive të zbatimit të ligjit në parandalimin e tjetërsimit të këtyre fondeve, gjë që ka ndodhur jo rrallë dhe shpjegimi i zakonshëm ka qenë se me burimet njerëzore në dispozicion, shkesat janë dërguar me vonese

-     do të lehtësonte shumë edhe punën e organeve tatimore, nisur nga fakti se bazuar konkluzionet e Vlerësimit Kombëtar të Riskut për PP/FT, evazioni fiskal/fshehja e të ardhurave (që kryhet nëpërmjet ngritjes së skemave mashtruese, përdorimit sistematik të llogarive individuale për qëllime biznesi, etj.) konkurron me të ardhurat e gjeneruara nga krimi i organizuar!;

-     Të dhënat e siguruara në këtë regjistër do të ishin një mjet efektiv edhe në kuadër të luftës kundër korrupsionit, duke bërë të mundur orientimin më të mirë të punës të strukturave të ligjit.



[19] Evidentojmë edhe se edhe sipas V.K.M nr. 663, datë 17.7.2013 “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, 2013-2020 dhe planit të veprimit për vitet 2013-2016“, parashikohet ndër të tjera se synimet kryesore ne mbështetje te strategjive dhe rekomandimeve te KE-se për vitet në vijim do të jenë: “ …. Sigurimi i aksesit online për autoritetet e hetimit te krimit financiar ne regjistrat e pasurive, te bizneseve, licencave, automjeteve, legalizimeve, tatimeve, doganave, regjistrin kombëtar te llogarive bankare, institucionet financiare dhe baza te tjera te dhënash.”, që do të thotë se më parë ky regjistër i llogarive bankare duhet krijuar[19].

Natyrisht që krahas ngritjes së këtij regjistri është e nevojshme që të parashikohen një sërë garancish në mënyrë që regjistri të përdoret vetëm për qëllime të ligjshme, nga persona të autorizuar e në numër të kufizuar dhe në respekt të balancës mes interesit publik dhe atij vetjak për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sensitive.



[20]Ligji 9917 datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit” i ndryshuar, neni 23 (Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave):

1. Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave është përgjegjës për përcaktimin e drejtimeve të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave e financimit të terrorizmit.

2. Komiteti drejtohet nga Kryeministri dhe në përbërje ka Ministrin e Financave, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Drejtorin e SHISH-it dhe Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së.

3. Komiteti mblidhet të paktën 1 herë në vit për të shqyrtuar dhe analizuar raportet për veprimtaritë e kryera nga autoriteti përgjegjës, si dhe raportet për dokumentet e përgatitura nga institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë, të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Drejtori i përgjithshëm i autoritetit përgjegjës i ofron komitetit, sipas kërkesës së tij dhe vepron si këshilltar në mbledhjet e këtij komiteti.

4. Në mbledhjet e komitetit mund të ftohen për të marrë pjesë ministra, deputetë, drejtues ose përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave e financimit të terrorizmit.

5. Komiteti mund të krijojë grupe pune teknike dhe/ose operacionale për të ndihmuar në kryerjen e funksioneve që ka, si dhe për studimin e tipologjive e të teknikave të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

6. Rregullat e funksionimit të komitetit përcaktohen në rregulloren e brendshme, të miratuar nga ky komitet