Në kuadër të takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), Zotit Genti Gazheli, me drejtues të institucioneve shtetërore, që kanë detyrim për raportim në DPPPP të rasteve të dyshimta, më datë 18.2.2014 në ambientet e DPPPP u zhvilluan takime me Zt. Enis Hoxha, zëvëndës kryeregjistrues i ZQRPP dhe Zt. Endri Duçka, drejtor i Drejtorisë së Drejttimit të Pronës Publike (DDPP), pranë Ministrisë së Financave (si Autoriteti Shtetëror Përgjegjës për Administrimin dhe Shitjen e Pronës Publike).
Tematika e këtyre takimeve ishte për domosdoshmerine e intensifikimit të bashkëpunimit mes DPPPP si Autoritet Përgjegjës për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe ZQRPP dhe DDPP, në funksion të mbikëqyrjes së përputhshmërisë së veprimtarisë së këtyre subjekteve me kërkesat e akteve ligjore dhe nënligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ky takim u realizua, në kuadër të shqetësimeve dhe problematikave të adresuara nga DPPPP.

Zoti Genti Gazheli, përveç falënderimeve për vlerësimin e shqetësimeve të adresuara sa lidhet me përmbushjen e detyrimeve ligjore nga secili institucion, evidentoi interesin e lartë për bashkëpunim me këto institucione, nisur edhe nga fakti se specifikisht në vendin tonë është një tipologji e njohur tjetërsimi i pasurisë shtetërore ose jo mbi bazë praktikash të korruptuara si dhe investimi i fondeve të rrjedhura nga krimi në pasuri të palujtshme.

Zoti Enis Hoxha dhe Endri Duçka shprehën mirëkuptim të plotë për problemet e ngritura dhe parashtruan se do intensifikojnë punën për një vëmëndje të shtuar në funksion të marrjes se masave parandaluese prej tyre dhe raportimit në DPPPP. Përveç sensibilizimeve ndaj punonjësve dhe strukturave që kryhen prej tyre , u ra dakord për të organizuar takime/trajnime të posaçme për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave.

Në një fryme të plotë mirëkuptimi, u ra dakort që me qëllim që të kordinohet puna, trajnuese, sensibilizuese, kontrolluese në funksion të dedektimit dhe raportimit në rritje të rasteve të dyshimta, përveç përcaktimit të personave të kontaktit të DPPPP dhe secilit institucion, takime te tilla do mbahen periodikisht.