Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), me datë 22 Shkurt 2014, mori pjesë në trajnimin e organizuar nga Banka Ndërkombëtare Tregtare me stafin e saj, duke vlerësuar këtë aktivitet me përfaqësues z. Agim Ismaili, Zv. Drejtor i Përgjithshëm, z. Aleks Marku, Specialist i Sektorit të Legjislacionit.

foto 1 

Në fjalën e tij z. Ismaili vlerësoi përmirësimin dhe shtimin e numrit të raportimeve të aktiviteteve të dyshimta nga kjo bankë, por evidentoi ende problematika dhe mangësi në drejtim të cilësisë.

Duke vlerësuar pjesëmarrjen e gjerë të stafit në takim u evidentua përgjegjësia administrative jo vetëm e subjektit “bankë”, por përgjegjësi administrative mbajnë edhe punonjësit përgjegjës në nivel administrator apo punonjës.

 foto 2

Diskutimi vijoj me parashtrim të problematikave të hasura në mënyrën e analizës së rasteve të dyshimta duke vënë në pah mangësitë apo c’duhej bere me mire si dhe duke bërë dhe ilustrim me tipologji dhe risi në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, dhe veçanërisht mbi raste konkrete të raportuara dhe të trajtuara në DPPPP.

Nga përfaqësuesit e Bankës u shprehen falënderime për asistimin në trajnimin e stafit të tyre, duke premtuar përmirësim të punës së tyrë në kuadër të përmbushjes së detyrimeve në kuadër tëe parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.