Më dt.26.02.2014, Drejtori i Përgjithshëm i DPPPP Z.Genti Gazheli zhvilloi një takim pune me përfaqësues të OSBE në Shqipëri. Ky takim u mbajt në kuadrin e diskutimit të rritjes së mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit dhe asistencës së OSBE në funksion të çështjeve që kanë të bëjnë me procesin e vlerësimit të riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në vëndin tonë, zbatimin e standarteve ndërkombëtare të FATF për Personat e Ekspozuar Politikisht, ofrimi i ekspertizës së huaj në lidhje me praktikat më të mira në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e tyre konkret në Shqipëri, aktivitetet e përbashkëta të trajnimit për subjektet e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave. Drejtori i Përgjithshëm vuri theksin në vullnetin e palëkundur të qeverisë Shqipëtare dhe mbështetjen që ajo i jep për DPPPP për përmbushjen e funksionit të Njësisë së Inteligjencës Financiare në vënd. Në përfundim të takimit u përcaktuan dhe hapat konkret që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt për realizimin detyrimeve që rrjedhin nga çështjet e mësipërme.