Takim me noterët e Dhomës së Noterisë Tiranë

Më datë 28.2.2014, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), Ministrisë së Drejtësisë, Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe noterëve të Dhomës së Noterisë Tiranë për shqyrtimin e problematikave që lidhen me zbatimin e masave parandaluese nga subjektet noter dhe për intensifikim të mbikqyrjes tyre edhe nga Autoriteti Mbikqyrës i subjekteve noter – Ministria e Drejtësisë.
Ky takim u realizua, në vlerësim të shqetësimeve të parashtruara ne vijimësi nga ana e DPPPP.
22


Pjesmarrës në këtë takim, ishin Z. Genti Gazheli Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP, Znj. Mimoza Sadushi Presidente e DHomës KOmbëtare të Noterisë, Z. Edmond Ademi këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, Z. Sokol Pasho Drejtor i Drejtorisë së Pergjitheshme të Planifikimit Strategjik, Inspektimit të Çështjeve të Drejtesisë, punonjës të DPPPP, drejtues të Dhomës së Noterisë Tiranë dhe noterë të kësaj Dhome.

Gjatë fjalës së mbajtur nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPPP, përveç vlerësimeve për gadishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë, si Autoritet Mbikqyrës ndaj subjekteve noter, për organizimin e këtij takimi, evidentoi se:
Pavarësisht se në vijimësi janë kryer trajnime me Dhomën e Noterëve, në qendër e në rrethe, në bashkëpunim ose jo me Ministrinë e Drejtësisë, janë kryer një numër shumë i madh inspektimesh në vend dhe në distancë, madje është nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Noterisë, pa mohuar asgjë nga sa është arritur konstatohet se kjo veprimtari nuk ka pasur impaktin e duhur!
Ky konkluzion është tërësisht i mbështetur në
- analizën e çeshtjeve për pastrim parash të dërguara nga DPPPP në institucionet ligjzbatuese, ku në pjesë të madhe të tyre, të dyshuarit kanë kryer transaksione nëpërmjet noterëve
- analizën e të dhënave statistikore të raporteve të aktivitetit të dyshimtë (RAD) të dërguara ndër vite, ku del numri i ulët i RAD të dërguara nga noterët (për më keq në rënie), krahasuar me numrin e transaksioneve që ndodhin, apo me numrin në rritje të noterëve
- Madje inspektimet e kryera sëfundi, evidentojnë se ende ka raste qe nuk raportohen transaksionet e vlerave, ndërkohë që detyrimi per raportim të transaksioneve të vlerave është minimumi i permbuishjes se detyrimeve sipas ligjit! Roli i noterëve për të sinjalizuar për anomali e dyshime në kontratat që përpilojnë, redaktojnë dhe nënshkruajnë është i pazëvendësueshëm.
- DPPPP është krejt e disponueshme për të vijuar bashkëpunimin, duke marë pjesë në trajnime që do organizohen nga Dhoma e Noterëve apo Ministria e Drejtësise, por nga ana tjetër jemi krejt të vendosur që të intensifikojmë punën inspektuese jo thjesht për raportim apo jo të transaksioneve të vlerave por për kryerjen apo jo të të gjithë detyrimeve qe kanë noterët si subjekte të Ligjit.

Në fjalën e mbajtur, përfaqsuesit e Ministrisë së Drejtësise, Z. Edmond Ademi dhe Z. Sokol Pasho, shprehën angazhimin institucional për intensifikim të mbikqyrjes ndaj noterëve dhe ashpërsimin sipas ligjit të masave ndaj noterëve që do konstatohen me shkelje.
Presidentja e Dhomës Kombëtare të Noterise dhe pjesmarres të tjerë, noter, në takim vlerësuan bashkëpunimin e DPPPP për ti asistuar për përmbushjen e detyrimeve dhe evidentuan se do rritin përpjekjet për të dedektuar e raportuar raste të dyshimta.
Nga përfaqsues të DPPPP u evidentuan me shëmbuj nga praktika, anomali e elemente të dyshimtë që mund e duhet të konstatohen e raportohen nga noterët
Në një fryme të plotë mirëkuptimi, u ra dakort që me qëllim që të kordinojnë punën, trajnuese, sensibilizuese, kontrolluese në funksion të dedektimit dhe raportimit në rritje të rasteve të dyshimta, takime te tilla do mbahen periodikisht.
Pjesëmarrja e gjërë dhe aktive e këtyre subjekteve evidentoi interesimin për çështjen e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit dhe pritshmërinë se noterët do rrisin raportimet e rasteve të dyshimta në DPPPP.