- Detajet
-
Publikuar më 15 Maj 2014
Page 8 of 9
- Publikuar më 24 Mars 2014
Në funksion të përmbushjes së detyrimeve ligjore që ka Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), konkretisht nenit 22/i të Ligjit nr. 9917 datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” i ndryshuar, në bashkëpunim me Dhomën e Noterisë Gjirokastër, më dt. 22.03.2014, në ambientet e Hotel Butrintit në Sarandë, u organizua një trajnim me të gjithë noterët që mbulon kjo dhomë (18 noter nga Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Delvina dhe Përmeti). DPPPP u përfaqsua në këtë takim nga Z. Agim Ismaili (Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Legjislacionit) dhe Z. Artan Shiqerukaj (Përgjegjës i Sektorit Juridik).
Temat kryesore që u diskutuan në trajnim janë:
- Përmbushja e detyrimeve në kuadër të parandalimit të financimit të terrorizmit, subjektet më me risk në këtë fushë, tipologjitë, etj.;
- Zbatimi me përpikmëri i detyrimeve të parashikuara në ligj, veçanërisht në nenet 4/1, 12 dhe 9/1, masat e vigjilencës së duhur dhe zgjeruar, mënyra e trajtimit të rasteve të dyshimta, raportimi i transaksioneve të vlerave, dokumentacioni që duhet të kërkohet, etj;
- Tipologji të ndryshme të rasteve të dyshuara për pastrim parash;
- Diskutim i natyrës së shkeljeve administrative të konstatuara nga DPPPP tek noterët ;
- Shkëmbim eksperiencash për fushat përkatëse, diskutim problematikash konkrete që mund të zgjidhen etj.
Takimi u zhvillua tërësisht ne frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.. Vlen të theksohet se angazhimi i kryetarit të dhomës rajonale, Z.Genci Nikolla ishte maksimal dhe profesional.
Interesimi i noterëve për këtë takim, ishte paraprirë nga intensifikimi i punës sensibilizuese dhe inspektuese të DPPPP ndaj kësaj kategorie subjektesh, roli i të cilave në parandalimin e pastrimit të parave është i pazëvëndësueshëm.