Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave (DPPPP) organizon trajnime per subjektet e Ligjit Nr. 9917, date 19.05.2008 "Per parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financim te Terrorizmit", i ndryshuar me Ligjin Nr 10391, date 03.03.2011, cdo dite te premte nga ora 10:00 deri oren 12:00, ne ambjentet e DPPPP.

Jane te ftuar per trajnime individuale ose ne grup, për ceshtje te pergjithshme qe lidhen me marrjen e masave parandaluese per qellim parandalimin e pastrimit te parave si dhe financimit te terrorizmit, per menyren dhe formen e realizimit te raportimeve online, etj.. Bazuar ne kerkesen tuaj paraprake, ju informojme se kryejme trajnime ne cdo kohe dhe dite te javes. Per dergimin e kerkesave ne lidhje me trajnimet apo konsultime te ndryshme, mund te telefononi ne nr. 04 22 44602 ose nepermjet postes elektronike: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Takim i Z. Genti Gazheli me kryetarin e Keshillit Drejtues te IEKA Z. Hysen Cela

Sot ne daten 30 Janar 2014 u zhvillua nje takim bashkepunimi ndermjet Drejtorit te Pergjithshem te Drejtorise te Parandalimit te Pastrimit te Parave z. Genti Gazheli dhe Kryetarit te Keshillit Drejtues te Institutit te Eksperteve Kontabel te Autorizuar z. Hysen Cela. Z. Gazheli e njohu z. Cela me punen e kryer nga DPPPP per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit dhe theksoi rolin e madh qe duhet te luajne ekspertet kontabel te miratuar ne kete fushe, si specialiste te njohur me situaten financiare te kompanive dhe transaksionet e tyre financiare.

Nga ana e tij z. Cela mori persiper te angazhoje punonjesit dhe partneret e IEKA ne nje trainim qe do te zhvillohet nga ekspertet e DPPPP per ekspertet kontabel dhe te forcoje bashkepunimin ndermjet dy institucioneve, per te bere te mundur zgjerimin e metejshem te luftes ndaj pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit ne sistemin financiar te Shqiperise




Në kuadër të takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), Zotit Genti Gazheli, me drejtues të institucioneve shtetërore, që kanë detyrim për raportim në DPPPP të rasteve të dyshimta, më datë 18.2.2014 në ambientet e DPPPP u zhvilluan takime me Zt. Enis Hoxha, zëvëndës kryeregjistrues i ZQRPP dhe Zt. Endri Duçka, drejtor i Drejtorisë së Drejttimit të Pronës Publike (DDPP), pranë Ministrisë së Financave (si Autoriteti Shtetëror Përgjegjës për Administrimin dhe Shitjen e Pronës Publike).
Tematika e këtyre takimeve ishte për domosdoshmerine e intensifikimit të bashkëpunimit mes DPPPP si Autoritet Përgjegjës për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe ZQRPP dhe DDPP, në funksion të mbikëqyrjes së përputhshmërisë së veprimtarisë së këtyre subjekteve me kërkesat e akteve ligjore dhe nënligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ky takim u realizua, në kuadër të shqetësimeve dhe problematikave të adresuara nga DPPPP.

Zoti Genti Gazheli, përveç falënderimeve për vlerësimin e shqetësimeve të adresuara sa lidhet me përmbushjen e detyrimeve ligjore nga secili institucion, evidentoi interesin e lartë për bashkëpunim me këto institucione, nisur edhe nga fakti se specifikisht në vendin tonë është një tipologji e njohur tjetërsimi i pasurisë shtetërore ose jo mbi bazë praktikash të korruptuara si dhe investimi i fondeve të rrjedhura nga krimi në pasuri të palujtshme.

Zoti Enis Hoxha dhe Endri Duçka shprehën mirëkuptim të plotë për problemet e ngritura dhe parashtruan se do intensifikojnë punën për një vëmëndje të shtuar në funksion të marrjes se masave parandaluese prej tyre dhe raportimit në DPPPP. Përveç sensibilizimeve ndaj punonjësve dhe strukturave që kryhen prej tyre , u ra dakord për të organizuar takime/trajnime të posaçme për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave.

Në një fryme të plotë mirëkuptimi, u ra dakort që me qëllim që të kordinohet puna, trajnuese, sensibilizuese, kontrolluese në funksion të dedektimit dhe raportimit në rritje të rasteve të dyshimta, përveç përcaktimit të personave të kontaktit të DPPPP dhe secilit institucion, takime te tilla do mbahen periodikisht.



Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), me datë 22 Shkurt 2014, mori pjesë në trajnimin e organizuar nga Banka Ndërkombëtare Tregtare me stafin e saj, duke vlerësuar këtë aktivitet me përfaqësues z. Agim Ismaili, Zv. Drejtor i Përgjithshëm, z. Aleks Marku, Specialist i Sektorit të Legjislacionit.

foto 1 

Në fjalën e tij z. Ismaili vlerësoi përmirësimin dhe shtimin e numrit të raportimeve të aktiviteteve të dyshimta nga kjo bankë, por evidentoi ende problematika dhe mangësi në drejtim të cilësisë.

Duke vlerësuar pjesëmarrjen e gjerë të stafit në takim u evidentua përgjegjësia administrative jo vetëm e subjektit “bankë”, por përgjegjësi administrative mbajnë edhe punonjësit përgjegjës në nivel administrator apo punonjës.

 foto 2

Diskutimi vijoj me parashtrim të problematikave të hasura në mënyrën e analizës së rasteve të dyshimta duke vënë në pah mangësitë apo c’duhej bere me mire si dhe duke bërë dhe ilustrim me tipologji dhe risi në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, dhe veçanërisht mbi raste konkrete të raportuara dhe të trajtuara në DPPPP.

Nga përfaqësuesit e Bankës u shprehen falënderime për asistimin në trajnimin e stafit të tyre, duke premtuar përmirësim të punës së tyrë në kuadër të përmbushjes së detyrimeve në kuadër tëe parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.





Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) edhe gjatë vitit 2014 ka vijuar aktivitetet trajnuese dhe sensibilizuese të subjekteve për përmbushjen e detyrimeve sipas Ligjit Nr. 9917 datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar, duke vënë theksin në këtë drejtim ndaj subjekteve të cilat kanë nivel të pamjaftueshëm të përmbushjes së detyrimeve për raportim të aktiviteteve të dyshimta.

Në këtë kuader me datën 14 Janar 2014 në bashkëpunim me Dhomën e Noterisë Fier, u zhvillua në në këtë qytet, një trajnim me temë Sistemi i parandalimit të pastrimit të parave dhe roli i subjekteve noter në luftën ndaj këtij fenomeni”.

Në këtë aktivitet morën pjesë 43 noterë nga qytetet e Vlorës, Fierit, Lushnjës, Mallakastër, Skrapar dhe Kuçovë, kurse DPPPP u përfaqësua nga Z. Dritan Vakaj – Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit dhe Z. Pavli Gjika – Inspektor. Gjatë këtij seminari u paraqiten para të pranishmëve detyrimet ligjore dhe me shembuj praktikë, përmes të cilëve u bë një përshkrim i qartë i detyrimeve që lidhen me ushtrimin e “Vigjilencës së duhur”, “Vigjilencës së zgjeruar”, “Procedura njih klinetin tënd” dhe kryesisht detyrimi për raportimin e transaksioneve të dyshimta, të cilat paraqesin anomali, janë në vlera të mëdha, të pazakonta apo të pajustifikuara nga pikëpamja ekonomike.

Gjithashtu, u orientuan subjektet që të konsultohen vazhdimisht me faqen zyrtar të DPPPP në të cilen janë të afishuara prej kohësh anomali, tregues e tipologji të pastrimit të parave (të cilat përditësohen në vijimësi).

Pjesëmarrja e gjërë dhe aktive e këtyre subjekteve evidentoi interesimin për çështjen e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit dhe pritshmërinë se edhe noterët do të fillojnë të raportojnë RAD.





Më dt.26.02.2014, Drejtori i Përgjithshëm i DPPPP Z.Genti Gazheli zhvilloi një takim pune me përfaqësues të OSBE në Shqipëri. Ky takim u mbajt në kuadrin e diskutimit të rritjes së mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit dhe asistencës së OSBE në funksion të çështjeve që kanë të bëjnë me procesin e vlerësimit të riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në vëndin tonë, zbatimin e standarteve ndërkombëtare të FATF për Personat e Ekspozuar Politikisht, ofrimi i ekspertizës së huaj në lidhje me praktikat më të mira në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e tyre konkret në Shqipëri, aktivitetet e përbashkëta të trajnimit për subjektet e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave. Drejtori i Përgjithshëm vuri theksin në vullnetin e palëkundur të qeverisë Shqipëtare dhe mbështetjen që ajo i jep për DPPPP për përmbushjen e funksionit të Njësisë së Inteligjencës Financiare në vënd. Në përfundim të takimit u përcaktuan dhe hapat konkret që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt për realizimin detyrimeve që rrjedhin nga çështjet e mësipërme.




Takim me noterët e Dhomës së Noterisë Tiranë

Më datë 28.2.2014, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), Ministrisë së Drejtësisë, Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe noterëve të Dhomës së Noterisë Tiranë për shqyrtimin e problematikave që lidhen me zbatimin e masave parandaluese nga subjektet noter dhe për intensifikim të mbikqyrjes tyre edhe nga Autoriteti Mbikqyrës i subjekteve noter – Ministria e Drejtësisë.
Ky takim u realizua, në vlerësim të shqetësimeve të parashtruara ne vijimësi nga ana e DPPPP.
22


Pjesmarrës në këtë takim, ishin Z. Genti Gazheli Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP, Znj. Mimoza Sadushi Presidente e DHomës KOmbëtare të Noterisë, Z. Edmond Ademi këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, Z. Sokol Pasho Drejtor i Drejtorisë së Pergjitheshme të Planifikimit Strategjik, Inspektimit të Çështjeve të Drejtesisë, punonjës të DPPPP, drejtues të Dhomës së Noterisë Tiranë dhe noterë të kësaj Dhome.

Gjatë fjalës së mbajtur nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPPP, përveç vlerësimeve për gadishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë, si Autoritet Mbikqyrës ndaj subjekteve noter, për organizimin e këtij takimi, evidentoi se:
Pavarësisht se në vijimësi janë kryer trajnime me Dhomën e Noterëve, në qendër e në rrethe, në bashkëpunim ose jo me Ministrinë e Drejtësisë, janë kryer një numër shumë i madh inspektimesh në vend dhe në distancë, madje është nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Noterisë, pa mohuar asgjë nga sa është arritur konstatohet se kjo veprimtari nuk ka pasur impaktin e duhur!
Ky konkluzion është tërësisht i mbështetur në
- analizën e çeshtjeve për pastrim parash të dërguara nga DPPPP në institucionet ligjzbatuese, ku në pjesë të madhe të tyre, të dyshuarit kanë kryer transaksione nëpërmjet noterëve
- analizën e të dhënave statistikore të raporteve të aktivitetit të dyshimtë (RAD) të dërguara ndër vite, ku del numri i ulët i RAD të dërguara nga noterët (për më keq në rënie), krahasuar me numrin e transaksioneve që ndodhin, apo me numrin në rritje të noterëve
- Madje inspektimet e kryera sëfundi, evidentojnë se ende ka raste qe nuk raportohen transaksionet e vlerave, ndërkohë që detyrimi per raportim të transaksioneve të vlerave është minimumi i permbuishjes se detyrimeve sipas ligjit! Roli i noterëve për të sinjalizuar për anomali e dyshime në kontratat që përpilojnë, redaktojnë dhe nënshkruajnë është i pazëvendësueshëm.
- DPPPP është krejt e disponueshme për të vijuar bashkëpunimin, duke marë pjesë në trajnime që do organizohen nga Dhoma e Noterëve apo Ministria e Drejtësise, por nga ana tjetër jemi krejt të vendosur që të intensifikojmë punën inspektuese jo thjesht për raportim apo jo të transaksioneve të vlerave por për kryerjen apo jo të të gjithë detyrimeve qe kanë noterët si subjekte të Ligjit.

Në fjalën e mbajtur, përfaqsuesit e Ministrisë së Drejtësise, Z. Edmond Ademi dhe Z. Sokol Pasho, shprehën angazhimin institucional për intensifikim të mbikqyrjes ndaj noterëve dhe ashpërsimin sipas ligjit të masave ndaj noterëve që do konstatohen me shkelje.
Presidentja e Dhomës Kombëtare të Noterise dhe pjesmarres të tjerë, noter, në takim vlerësuan bashkëpunimin e DPPPP për ti asistuar për përmbushjen e detyrimeve dhe evidentuan se do rritin përpjekjet për të dedektuar e raportuar raste të dyshimta.
Nga përfaqsues të DPPPP u evidentuan me shëmbuj nga praktika, anomali e elemente të dyshimtë që mund e duhet të konstatohen e raportohen nga noterët
Në një fryme të plotë mirëkuptimi, u ra dakort që me qëllim që të kordinojnë punën, trajnuese, sensibilizuese, kontrolluese në funksion të dedektimit dhe raportimit në rritje të rasteve të dyshimta, takime te tilla do mbahen periodikisht.
Pjesëmarrja e gjërë dhe aktive e këtyre subjekteve evidentoi interesimin për çështjen e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit dhe pritshmërinë se noterët do rrisin raportimet e rasteve të dyshimta në DPPPP.







Në funksion të përmbushjes së detyrimeve ligjore që ka Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), konkretisht nenit 22/i të Ligjit nr. 9917 datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” i ndryshuar, në bashkëpunim me Dhomën e Noterisë Gjirokastër, më dt. 22.03.2014, në ambientet e Hotel Butrintit në Sarandë, u organizua një trajnim me të gjithë noterët që mbulon kjo dhomë (18 noter nga Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Delvina dhe Përmeti). DPPPP u përfaqsua në këtë takim nga Z. Agim Ismaili (Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Legjislacionit) dhe Z. Artan Shiqerukaj (Përgjegjës i Sektorit Juridik).



Temat kryesore që u diskutuan në trajnim janë:

-          Përmbushja e detyrimeve në kuadër të parandalimit të financimit të terrorizmit, subjektet më me risk në këtë fushë, tipologjitë, etj.;

-          Zbatimi me përpikmëri i detyrimeve të parashikuara në ligj, veçanërisht në nenet 4/1, 12 dhe 9/1, masat e vigjilencës së duhur dhe zgjeruar, mënyra e trajtimit të rasteve të dyshimta, raportimi i transaksioneve të vlerave, dokumentacioni që duhet të kërkohet, etj;

-          Tipologji të ndryshme të rasteve të dyshuara për pastrim parash;

-          Diskutim i natyrës së shkeljeve administrative të konstatuara nga DPPPP tek noterët ;

-          Shkëmbim eksperiencash për fushat përkatëse, diskutim problematikash konkrete që mund të zgjidhen etj.



Takimi u zhvillua tërësisht ne frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.. Vlen të theksohet se angazhimi i kryetarit të dhomës rajonale, Z.Genci Nikolla ishte maksimal dhe profesional.

Interesimi i noterëve për këtë takim, ishte paraprirë nga intensifikimi i punës sensibilizuese dhe inspektuese të DPPPP ndaj kësaj kategorie subjektesh, roli i të cilave në parandalimin e pastrimit të parave është i pazëvëndësueshëm.




 






Seminar trajnues me Noterët e Dhomës Rajonale Shkodër.
Në funksion të përmbushjes së detyrimeve ligjore që ka Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), konkretisht nenit 22/i të Ligjit nr. 9917 datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” i ndryshuar, në bashkëpunim me Dhomën e Noterisë Shkodër, më dt. 04.04.2014, në ambientet e Gjykatës së Rrethit Shkodër, u organizua një trajnim me 22 noter nga kjo dhomë. DPPPP u përfaqësua në këtë takim nga Z. Agim Ismaili (Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Legjislacionit) dhe Z. Artan Shiqerukaj (Përgjegjës i Sektorit të Legjislacionit).



Temat kryesore që u diskutuan në trajnim janë:

-          Përmbushja e detyrimeve për raportim të parashikuara në nenin 12, masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar (nenet 4, 4/1, 9 dhe 9/1) dhe problematikat e hasura në vijimësi lidhur me këto detyrime;

-          Masat që duhet të merren në kuadër të parandalimit të financimit të terrorizmit, monitorimit të transaksioneve me persona të ekspozuar politikisht (PEP) etj;

-          Tipologji të ndryshme të rasteve të dyshimta në cilat roli i noterëve ka qenë i pazëvendësueshëm;

-          Llojet e shkeljeve administrative të konstatuara nga DPPPP tek noterët dhe masat që duhet të merren për përmirësimet e duhura ;

-          Shkëmbim eksperiencash për fushat përkatëse dhe diskutim problematikash konkrete që mund të zgjidhen.





Në tërësi mbarëvajtja e takimit ishte shumë e mirë dhe për këtë vlerësojmë veçanërisht impenjimin e kryetarit të dhomës Klement Radovani dhe Z. Vasil Martini.



Në vijimësi DPPPP ka treguar kujdesin e duhur për sensibilizimin dhe inspektimin e kësaj kategorie subjektesh, roli i të cilave në parandalimin e pastrimit të parave është i pazëvendësueshëm.



Seminar trajnues me agjentë të shoqërisë të transfertave të Unionit Financiar Tiranë.

Në funksion të përmbushjes së detyrimeve ligjore që ka Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), konkretisht nenit 22/i të Ligjit nr. 9917 datë 19.05.2008 "Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit" i ndryshuar, më dt. 09.05.2014 tre përfaqësues të DPPPP (Z. Agim Ismaili - Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Legjislacionit; Z. Artan Shiqerukaj – Përgjegjës i Sektorit të Analizës Strategjike dhe Marrëdhënieve me Jashtë; Znj. Madalena Ndoci) dhe një përfaqësuese nga Banka e Shqipërisë (Zj. Mirjana Goxharaj – Përgjegjëse e Zyrës së Përputhshmërisë, PPP/Transparencës) morën pjesë në trajnimin e organizuar nga shoqëria Unioni Financiar Tiranë, në ambientet e saj për agjentët që kanë volumin më të lartë të transfertave (50), të cilët kryejnë edhe këmbim valutor.

Në ketë seminar trajnues, nga përfaqësuesit e qendrës së UF Tiranë, u trajtuan çështje mbi PPP/FT të tilla si: njohja me bazën ligjore dhe ndryshimet e saj; zbatimi i tyre në shërbimin e transfertave; organizimi dhe roli që luan struktura përgjegjëse e kompanisë për PPP/FT; rëndësia e shtimit të vëmendjes ndaj zbatimit të vigjilencës së duhur, vigjilencës së zgjeruar dhe cilësisë së informacionit të mbledhur nga klienti; domosdoshmëria e shtimit të numrit të sinjalizimeve nga agjentët si një element kryesor në përmirësimin e raportimeve të transaksioneve të dyshimta dhe analizimin e tyre; roli i trajnimeve për ndërgjegjësimin e operatorëve dhe kryerja e monitorimit të vazhdueshëm të klientëve në agjenci për të evidentuar riskun potencial të tyre; procedurat e ndjekura nga kompania për analizimin dhe vlerësimin e rrezikut; masat kundër terrorizmit përmes zbatimit të praktikës së kompanisë Western Union; si dhe prezantimi i disa tipologjive të transfertave të dyshimta në shërbimin e transfertave.

Nga përfaqësuesit e DPPP ju dha rëndësi e veçantë trajtimit të problemeve që mund të lindin drejtpërdrejte me agjencitë që kryejnë transferta, ndërgjegjësimin e tyre për zbatimin e ligjit duke ju referuar edhe masave penalizuese si kundravajtje administrative apo edhe të karakterit penal, diskutim për tipologji e të ndryshme etj.

Në tërësi mbarëvajtja dhe organizimi i seminarit ishte shumë e mirë dhe për këtë vlerësojmë shoqërinë UF Tiranë dhe veçanërisht përfaqësuesit e saj Z. Elton Çollaku dhe Z.Saimir Fejzo.