- Detajet
-
Publikuar më 29 Tetor 2014
Page 1 of 7
Në përmbushje të detyrimeve si Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP, Z. Genti Gazheli së bashku me përfaqësues të institucionit, më dt. 25.04.2014 realizuan në Prishtinë një takim me kolegët e Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës ndërsa më dt. 02.05.2014 u realizua në Athinë një takim me kolegët e Njësisë së Inteligjencës Financiare të Greqisë.
Siç ishte e pritshme që të ndodhte, pritja e organizuar nga Z. Dardan Nuhiu (Drejtor i njësisë) dhe kolegët e tjerë ishte shume e mirë dhe në takim u diskutuan çështje të ndryshme, ku më kryesoret janë:
Ndihmesa që në vijimësi do të japë DPPPP në mbështetje të NjIF të Kosovës në kuadër të anëtarësimit në Grupin Egmont dhe më gjerë;
Mundësia e nënshkrimit në Maj të këtij viti e një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy njësive;
Trajtimi i çështjeve të financimit të terrorizmit dhe vlerësimi i rasteve në të cilat përfshihen organizata jofitimprurëse;
Organizmi dhe funksionimi i dy njësive;
Marrëdhëniet ndërinstitucionale, pengesat e hasura gjatë punës së përditshme dhe asistenca reciproke mes dy njësive;
Vizitat e ardhme ndërmjet njësive.
Përveç takimit me NjiF, u organizua edhe një takim me Drejtorin e Divizionit të Parandalimit të Pastrimit të Parave në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), Z. Labinot Preniqi. Në këtë takim theks të veçantë pati roli mbikëqyrës i BQK, bashkëpunimi me NjIF dhe përmirësimet e mundshme në të ardhmen.
Gjithashtu, ne takimin e datës 02.05.2014, pritja e organizuar nga drejtori e NjiF të Greqisë dhe kolegë të kësaj njësie ishte mbresëlënëse në çdo aspekt, gjatë të cilës shprehën vlerësime maksimale për NjIF Shqiptare. Në këtë takim u diskutua për çështje si:
Problematikat që hasin vendet tona në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qasja e NjiF ndaj këtyre rasteve dhe përgjigjet më të mira të mundshme që shteti ligjor mund të japë ndaj këtij fenomeni gërryes për shtetin dhe shoqërinë;
Mbështetja që njësitë tona mund ti japin njëra tjetrës në rang ndërkombëtar;
Çështje të tjera sipas këndvështrimit të Drejtorit të NjiF Greke i cili kishte një eksperiencë 40 vjeçare në organet e drejtësisë.