Në datën 28.05.2014, Z.Genti Gazheli Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni zhvilluan një takim pune me përfaqësues të Western Union në Tiranë dhe ekpsert të PPP/FT të kësaj kompanie në nivel ndërkombëtar. Në takim u diskutua gjërësisht në lidhje me nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit në fuksion të forcimit të sistemit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, raportimi në përputhje me legjislacionin shqipëtar dhe standardet ndërkombëtare, vlerësimi strategjik tendencave dhe dinamikës së transfertave të parave dhe roli që Western Union ka si një kompani me peshë globale, përcaktimi i treguesve dhe vlerësimi i tipologjive të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, zbatimi i detyrimeve të sanksioneve ndërkombëtare, masat për trajnimin e punjësve dhe mbështetjen që DPPPP ka dhënë dhe pritet të japë për këtë qëllim në të ardhmen etj. Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive duke përcaktuar dhe masat për bashkëpunimin e mëtejshëm.