Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), më dt. 03.05.2014, në ambientet e Hotel New York Vlorë, mori pjesë në trajnimin e organizuar nga Banka Alpha me stafin e saj për degët e jugut të vendit, duke u përfaqësuar nga z. Agim Ismaili, Zv. Drejtor i Përgjithshëm, z. Artan Shiqerukaj (Përgjegjës i Sektorit të Analizës Strategjike dhe Marr. Jashtë)

Nga përfaqësuesit e qendrës së B. Alpha u bë një ekspozim i të gjitha detyrimeve ligjore që këta punonjës kanë, duke nënvizuar kategoritë e transaksioneve apo klientëve ndaj të cilëve zbatohet vigjilenca e zgjeruar dhe identifikimin e pronarit përfitues, pikë kjo e fundit për të cilën u realizua edhe një test personat përgjegjës.

Nga përfaqësuesit e DPPPP, u trajtuan çështje praktike duke u fokusuar tek ato në të cilat hasen probleme në zbatim, si:

-         Dërgimi i RAD në kohë, përpara kryerjes së transaksioneve për rastet e reja dhe rishikim i atyre të kaluara;

-         Shqyrtimi me vëmendje të veçantë i rasteve të dyshuara për korrupsion;

-         Zbatimin i masave verifikuese të parashikuara në ligjin për masat kundër financimit të terrorizmit;

-         Përgjegjësia penale dhe administrative e punonjësve në degë dhe qasja e re e DPPPP për kontroll pikërisht në dege;

-         Dokumentacioni që duhet të kërkohet për raste të ndryshme;

-         Diskutim rastesh kur bankat e kanë bërë siç duhet detyrën dhe atyre kur ka pasur mangësi, duke shpjeguar si duhet të përmirësohen;

-         Etj.

Në tërësi mbarëvajtja dhe organizimi i takimit ishte shumë i mirë dhe për këtë vlerësojmë veçanërisht impenjimin e peronave përgjegjës të B.Alpha qendër, Zj. Ada Qazolli, Zj.Klodi Prifti dhe përgjegjësja e trajnimeve në bankë.