"RRITJE E BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL NË LUFTËN KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE"

Në datë 06.10.2014 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) dhe Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) u zhvillua takim trajnues me pjesmarrje tee zgjeruar me përfaqësues të te gjitha Zyrave Vendore të këtij Institucioni.

Ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe prioritetit të përcaktuar nga ZQRPP në masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Kryeregjistruesi, Z. Ilirjan Muho, në fjalën e tij parashtroi rëndësinë e detyrimeve që kanë Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në parandalimin e pastrimit të parave duke e evidentuar dhe si prioritet të qeverisë shqiptare luftën kundër këtij fenomeni, duke theksuar se mospërmbushja me korrektësi të detyrimeve ligjore do të vlerësohet jo thjesht si shkelje disiplinore, por dhe si vepër penale e shpërdorimit të detyrës apo fshehje të informacionit.
Më tej nga përfaqësues të DPPPP përveç sa u parashtruan problematikat e dala në raportimet e deritanishme, trajnuan përfaqësuesit në lidhje me mënyrat e raportimit online të transaksioneve duke ilustruar dhe asistuar me raste konkrete.
Gjithashtu u paraqit një panoramë e masave që duhet të ndërmerren në kuadër të vigjilencës së duhur dhe asaj të zgjeruar duke vënë theksin tek tipologji, anomali dhe elementë dyshimi, në mënyrë që të arrihet raportimi i rasteve të aktivitetit të dyshimtë. Me theks të veçantë u trajtuan rastet në të cilat përfshihen Persona të Ekspozuar Politikisht, Organizata Jofitimprurëse ( OJF) apo persona të shpallur në si financues terrorizmi.
Përfshirja direkt e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në marrjen e masave ligjore për parandalimin e pastrimit të parave, përveç sistemit të centralizuar në Zyrën Qëndrore, është nismë premtuese për zbatimin e detyrime ligjore në kuadër të luftues kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.