Më datë 05.11.2014 Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë organizoj një seminar trajnues me pjesëmarrje të gjerë me anëtar të kësaj shoqate me temë “Sistemi i parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe roli shoqërive të ndërtimit”.

20141105 1

Ky aktivitet përveçse një seminar trajnimi shërbeu edhe si një mundësi e mirë për diskutime të ndërsjella rreth problematikave që lidhen me masat parandaluese që duhen ndërmarrë nga këto subjekte në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit si dhe në veçanti masat kundër financimit të terrorizmit.

20141105


Gjithashtu u diskutua mbi raste konkrete se si duhet të përmbushen këto detyrime, anomali dhe elementë dyshimi në mënyrë që të arrihet raportimi i rasteve të aktivitetit të dyshimtë.

Një rëndësi ky takim i dha edhe vëmendjes së shtuar që duhet të kenë shoqëritë e ndërtimit në transaksionet që kryejnë me PEP (Person i Ekspozuar Politikisht) dhe rastet e pasurive të pajustifikueshme.

Si përfundim këto subjekte u angazhuan se do të rrisin nivelin e tyre të vigjilencës për klientët dhe do të kryejnë një monitorim të vazhdueshëm të transaksioneve me klientët duke paraqitur në afat dhe sipas formateve të miratuara çdo dyshim për anomali të vërejtur gjatë marrëdhënies së biznesit.

IMG 3302

20141105