Çfarë është pastrimi i parave?

Pastrimi i parave është procesi i përdorur për të fshehur burimin e parave ose pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Krimi motivohet nga fitimi dhe përfshin një shumëllojshmëri të aktiviteteve të paligjshme nga trafikimi i drogës dhe kontrabandës tek mashtrimi, grabitja dhe korrupsioni. Përmasat e të ardhurave kriminale janë të konsiderueshme dhe në nivel vjetor vlerësohen të jenë nga 590 miliard deri në 1.5 trilion dollarë amerikan në mbarë botën.    skeme

Pastrimi i parave lehtëson korrupsionin dhe mund të destabilizojë ekonomitë e vendeve të ekspozuara. Ai gjithashtu cënon integritetin e sistemeve financiare dhe institucioneve legjitime dhe i jep krimit të organizuar fondet që i duhen për të ushtruar veprimtari të tjera kriminale. Ky është një problem global, dhe teknikat e përdorura janë të shumta e të sofistikuara.

Zhvillimet teknologjike në tregëtinë elektronike, shumëllojshmëria e tregjeve financiare globale dhe risitë e produkteve financiare sigurojnë mundësi të mëtejshme për të pastruar të ardhurat e paligjshme dhe fshehjen e gjurmëve të parave që mund të lidheshin më veprën penale.

skema

Teknikat për pastrimin e produkteve të krimit variojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe shpesh janë të ndërlikuara por përgjithësisht kalojnë në tre faza në proces:
Vendosja: përfshin depozitimin e të ardhurave të krimit në sistemin financiar;
Shtresëzimi: përfshin shndërrimin e të ardhurave të krimit në një formë tjetër duke krijuar një sërë transaksionesh financiare të ndërlikuara për të fshehur gjurmët e auditimit dhe burimin apo pronësinë e fondeve (p.sh. blerja dhe shitja e aksioneve, mallrave ose pronës) dhe,
Integrimi: përfshin përdorimin e të ardhurave të pastruara përsëri në ekonomi duke ju dhën një pamje "të ligjshme".