Çfarë është financimi i terrorizmit?

Financimi i terrorizmit siguron fonde për veprimtari terroriste. Ai mund të përfshijë fonde të mbledhura nga burime të ligjshme, të tilla si dhurime personale, fitimet nga bizneset dhe organizatat bamirëse, si dhe nga burime kriminale, të tilla si tregtia e drogës, kontrabandës së armëve dhe mallrave të tjera, mashtrimet, rrëmbimet dhe grabitjet.

Për të shmangur vëmendjen e autoriteteve e mbrojtur identitetin e sponsorëve të tyre apo të përfituesve të fondeve, terroristët përdorin teknika si ato të pastrimit të parave.

Megjithatë, transaksionet financiare që lidhen me financimin e terrorizmit priren të jenë në shuma më të vogla se sa në rastin e pastrimit të parave, dhe kur terroristët sigurojnë fonde nga burime të ligjshme, zbulimi dhe gjurmimi i këtyre fondeve bëhet më i vështirë.
Për të transportuar fondet e tyre, terroristët përdorin sistemin bankar, sistemet informale të transferimit të vlerës dhe transportin fizik përmes rrugëve të kontrabandës të parave, arit dhe sendeve të tjera me vlerë.

Treguesit për transaksionet që lidhen me rastet e financimit të terrorizmit